Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti sot mbledhjen e radhës, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari, Myftiu Naim ef. Tërnava. Në hapje të kësaj mbledhje, Myftiu Tërnava luti Zotin për shëndet e mirëqenie për të gjithë, si dhe për vullnet e kurajë për kapërcimin sa më të lehtë të kësaj pandemie, me të cilën jemi duke u ballafaquar. Ai luti Zotin që t’i mëshirojë imamët, hoxhallarët dhe të gjithë të vdekurit nga kjo sëmundje.

Me këtë rast, Myftiu Tërnava edhe njëherë apeloi te të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të jenë vigjilentë në përballje me pandeminë.

Në këtë mbledhje të Kryesisë, pika të rendit të ditës ishin parapërgatitja për mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit të BI-së së Kosovës, diskutimi dhe analizimi i gjendjes aktuale në Këshillat e BI-së së Kosovës, si dhe aprovimi i Projekt-buxhetit të Këshillave të BI-së dhe të Kryesisë së BIRK-ut për vitin 2021.

Më pas, Kryesia shqyrtoi lëndët dhe mori vendime nga kompetencat e kësaj Kryesie.