Ku ikën vitet
Ku mbeti buzëqeshja rinore,
kush ma mori edukatën që kapja sendet pa leje,
Ku janë dhëmbët e prishur nga çokollada,
ku u zhdukë ajo krijes e re brenda meje ?
Ku janë lotët kur qaja pa arsye,
idhnimi i përkohshëm me nënën,
cila errësirë mi mori shokët,
u rrita, u nda dielli me hënën.
Ku humbi fytyra e pastër pa akne,
ideja se sdo të rritem kurrë,
ku janë gajlet e lojës pas mësimit,
detyrat e abetarës time kanë vdekur.
Jam keq me mall të çmendur…
dua të jem vogëlush si dikur,
ndonjëherë kam siklet t’pa përballueshëm,
më mungon rini, ke t’fala nga një BURRE.
Valon Beqiri