Pyetja:
A është gjynah të betohemi në fëmijë?
***
Përgjigja:
Nuk lejohet të betohemi në askënd tjetër pos në Allahun. Pejgamberi, ﷺ ka thënë: “Kush betohet në dikë tjetër pos Allahut veçse ka mohuar islamin ose i ka shoqëruar Allahut diç në adhurim.” [1] Dhe ka thënë: “Kush betohet, le të betohet vetëm në Allahun ose le të heshtë!” [2]
Ibn Uthejmini, thotë: “Ai që betohet në diçka tjetër pos Allahut, nëse beson që ai ka vend sikurse Allahu, atëherë ai është politeist dhe i dalë nga feja nëpërmjet këtij lloj shirku! Por, nëse nuk e beson këtë gjë, porse atë në të cilin betohet e çmon deri në atë masë saqë e bën të betohet në të por pa e konsideruar atë në ndonjë formë sikurse Allahun, atëherë ai ka bërë shirk të vogël.” [3]
Shirku i vogël është mëkat prej mëkateve të mëdha!
Allahu e di më së miri.
Dr. Imam Ahmed Kalaja
———————
[1] Tirmidhiu nr. 1535
[2] Buhariu nr. 2679
[3] (Mexhmu’ul-Fetau 2)