Ne teori as Bibla e as Kurani nuk e lejon imoralitetin-prostitucionin, por ne praktik po ndodhe e kundërta. Tash edhe deputetet tanë dëshirojnë qe ta ndalojnë atë ne teori!!! Kur dihet shume mire se besimtaret qofshin mysliman apo edhe te krishterë një gjë te tillë e kane ne librat e tyre te shenjta, se çka duhet te bëre me zgjedhjen e bashkëshortes se tyre:
“Nuk do të marrë as grua të ve, as të ndarë nga burri, as grua faqenxirë, as kurvë; por do të marrë për grua një virgjëreshë nga populli i tij.” ( BIBLA, Levitiku 21:14 )
“Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) dhe robërit e robëreshat tuaja qe janë të ndershëm e të ndershme. Nëse jeni të varfër, Allahu ju begaton nga mirësia e Tij, Allahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm “. (KURAN, Nur, 32)
Në Kosovë jetojnë afërsisht 1.8 milion banorë. Nga ta, 96 % janë myslimanë, 2.2 % katolikë dhe 1.5 % ortodoksë etj.
Gjuha e urrejtjes është një nga manifestimet më të forta të intolerancës dhe ka ndikim të thellë jo vetëm tek viktima, por gjithashtu edhe në grupin me të cilën identifikohet viktima. Në këtë mënyrë kjo mund të ndikojë negativisht në kohezionin social dhe stabilitetin e komunitetit përkatës. Te zgjedhurit tanë (deputetet) duhet te jene shembull për mbrojtjen dhe liritë e qytetareve tanë. Këtu ne vendin tone ndodhe e kundërta për afte te keq, pikërisht nga ta-to fillon problemi, marrin guximin për ti fyer e ofenduar njerëzit me EMER dhe MBIEMER, nuk e di sa nga e fitojnë atë te drejte.
Neni 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i cili thotë se
1. Te gjithë janë te barabartë para ligjit. Çdo kush e gëzon te drejtën e mbrojtjes se barabartë ligjore, pa diskriminim.
2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personi”.
Ata dhe ato nëse ia dëshirojnë te mirën këtij populli dhe këtij vendi duhet te merren me problemet te tjera te cilat kanë marr përmasa te mëdha. Ne shume shkolla tona dëgjojmë se te rite dhe te rejat e këtij vendi po merren me dukuri negative siç janë: droga, alkooli, prostitucioni etj. Këto janë ne dorën e tyre e jot e merren me individ te caktuar. Tek e fundit kemi lindur ne ketë vend, kemi dhëne çdo gjë për të dhe do ta mbrojmë me çdo çmim.
Lusim Zotin qe ta ruaj popullin dhe vendin tone nga çdo bela.
Nexhati SPAHIU