Rtv Pendimi

KUBE MOKA?

NEVOITENË

 
4 vezë
200 gr sheqer
1 lugë gjelle miell
2 lugë kafeje kafe te zezë
2 lugë bukë të grirë
40 gr gjalpë
140 gr cukullatë për gatim
140 gr arra të grira
100 ml qumësht
 
PËRGADITJA
 
I thyejmë vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat.Të bardhat e vezës i vëmë në enën për përzierje,ndërsa të verdhat në një enë të madhe e të thellë.
I rrahim të bardhat me mikser.Në enën me të verdhat e vezës e shtojmë sheqerin dhe i rrahim me mikser.
Në të verdhat e rrahura i shtojmë arrat e grira dhe të bardhat e rrahura.Përziejmë me tel kuzhine dhe në enë shtojmë 1 lugë kafe,miellin dhe bukë të grirë.
Në enë e grijmë cokollatën dhe përziejmë derisa të bashkohet masa.
Masën e vëmë në tavë, mbi të cilën kemi shtruar letër.Tavën e vëmë në furrë.Pjekim 15 minuta,në temperaturë prej 200 gradë.
Në tenxhere e hedhim qumështin dhe e vëmë në zjarr.Në tenxhere e shtojmë gjalpin, sheqerin dhe 1 lugë kafe i përziejmë.
Tortenë e pjekur e presim në 8 kube.Cdo kub e kalojmë nga ana e sipërme në kremin në tenxhere dhe në arra të grira.
 
JU BËFTË MIRË

TË NGJAJSHME