Rtv Pendimi

Kubetus- Sakhra / Kupola e Shkëmbit

Filloi me ndërtimin e saj Halifja e Dinastisë Emevite, Abdulmelik Ibën Mervani vitin 685 ( miladi ) dhe përfundoi vitin 691, zgjodhi këtë formë për të shfrytëzuar pozitën gjeografike të Qytetit, dhe që kjo pjesë të jetë pika më e dallueshme e Qyteti.

Kupola e Shkëmbit morri këtë emër sespe është ngritur mbi shkëmbin nga i cili u ngrit i Dërguari i All-llahut ( paqja dhe bekimi e Zotit qofshin mbi të ) për në Miraxh. Abdulmelik Ibën Mervani ndërtoi këtë Kupolë për të rruajtur dhe për të bërë të pavdekshëm shejntërin e saj.

Muret e kupolës jan në formë tetëkëndëshi, Kupola është e ngritur nga Shkëmbi plot 34 m, ndërtesa e kupolës i ka 4 dyer.

Poashtu vlenë të përmendim që Kupola e Shkëmbit është e shenjtë sepse prej saj u ngrit Muhamedi paqja dhe Bekimete Zotit qofshin mbi të për në Miraxh, ndërsa për Jehudët paraqet poashtu një rëndësi të veçantë pasi ata pretendojnë që poshtë Shkëmbit gjendet Tempulli i Sulejmanit, ndërsa për Krishterët ky vend quhet vendadhurimi i Zotit, dhe pikërisht aty ndodhi mrekullia e Merjemes alejha selam sipas besimit Krishter…

 

TË NGJAJSHME