Kujdes! As sheqernat natyralë nuk janë të parrezikshëm

Fruktoza lidhet me sëmundjet e zemrës dhe veshkave, demencinë, hipertensionin, madje edhe me kancerin

As sheqernat natyralë nga pemët nuk janë tërësisht të padëmshëm, siç mendohet zakonisht.

Fruktoza e njohur mirë lidhet me sëmundjet e zemrës dhe të veshkave, demencinë, hipertensionin, madje edhe me kancerin, theksojnë shkencëtarët e Universitetit Bandor nga Wales.

Ndryshe, fruktoza në vend të sheqerit të bardhë i shtohet ushqimit.

Hulumtimet më të reja tregojnë edhe që sasi më të mëdha të lëngjeve natyrale i ndihmojnë zhvillimit të karcinomit të zorrës së trashë.

Sasia e madhe e sheqerit në një gotë të lëngut të freskët, nëse konsumohet pa kontroll, mund të çojë edhe deri te shtimi i peshës trupore, prandaj nuk rekomandohen më shumë se 150 ml në ditë.

Sasia e madhe e fruktozës mund të dëmtojë edhe mëlçinë, sepse e stërngarkon.

Sheqeri natyral lidhet edhe me proteinat e grumbulluara të beta-amiloideve në tru, të cilat konsiderohen përgjegjëse për shfaqje të Alchajmerit. /Telegrafi/

Shopping Basket
IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH