Rtv Pendimi

Kujdes, këto produkte i dëmtojnë dhëmbët

Disa gjëra janë shumë të këqija për dhëmbët tuaj, pijet e gazuara, karamelet, pijet energjetike, secila prej tyre përmban shumë sheqer dhe janë një nga fajtorët kryesorë të prishjes së dhëmbëve. Nëse kujdeseni për higjienën e gojës, ka shumë të ngjarë se tashmë i shmangni këto gjëra. Ja ushqimet që janë “armiqtë e fshehur” të dhëmbëve.

– Agrumet: Vitamina C në portokall është e rëndësishme për ruajtjen e kolagjenit në mishrat e dhëmbëve, por në qoftë se e teproni me agrume, mund të rrezikoni dhëmbët tuaj.  Nëse agrumet janë në kontakt të vazhdueshëm me dhëmbët tuaj, mund të zbusin dhe të prishin smaltin e dhëmbëve, duke ditur se smalti nuk rigjenerohet.

– Ushqimet acidike: Turshitë janë perfekte për sandviçë, pasi përmbajnë pak kalori dhe kanë shije të mirë. Por, mund të paraqesin problem për dhëmbët tuaj, pasi që kanë një nivel të lartë të aciditetit për shkak të uthullës, e cila mund të demineralizojë dhëmbët tuaj. Përveç kësaj, ushqimet acidike shpesh përmbajnë sheqer, i cili është një nga fajtorët e prishjen e dhëmbëve, shkruan sot gazeta Zeri.

– Frutat e thata: Frutat e thata kanë një nivel të lartë të sheqerit, sepse i gjithë uji është tretur nga to, kështu që sheqeri i mbetur i tyre shumë lehtë ngjitet për dhëmbët tuaj. Kur sheqeri ngjitet në dhëmbë, mund të tërheqë shumë baktere.

– Kafeja: Kafeja është përplot me antioksidantë, por edhe i ngjyros dhëmbët tuaj. Gjatë procesit të ngjyrosjes, bakteret lehtë mund të mblidhen dhe të mbeten në dhëmbë.

– Gjalpi nga kikirikët: Gjalpi ka veti ngjitëse dhe gjatë qëndron në kontakt me dhëmbët, kështu që shumë lehtë mund të dëmtohen dhëmbët nga kariesi./Zëri

TË NGJAJSHME