Nuk ekziston person që nuk ka nishan. Disa kanë vetëm disa sish, ndërsa disa me qindra. Nishanet përbëhen nga qelizat e melonociteve të cilat krijojnë pigment.
Më së shpeshti i kanë personat me lëkurë më të çelët, të cilët e kanë problem të marrin ngjyrë të errët dhe të cilët disa herë kanë pasur djegie nga rrezitja.
Te personat e shëndetshëm ato nuk ndryshojnë aq shumë gjatë jetës. Mund të jenë shumë të ndritshëm, gati ngjyrë rozë ose si të zi. Shumica e nishaneve është më e vogël se një centimetër, simetrike dhe kanë strukturë homogjene, transmeton Koha.net. Nishanet e lindura mund të jenë të mëdha edhe më shumë se disa centimetra, ndërsa nga disa nishane rriten qimet.
Nishanet komplekse ose intradermale janë të ngritur, me formë kupole dhe janë të pigmentuar më dobët, me ngjyrë roze deri ngjyrë kafe të çelët. Nevuset atipike ose displastike janë grup i veçantë. Ata shpesh kanë strukturë jo të rregullt dhe mund të imitojnë ndryshimet malinje. Në njëzetë vitet e fundit në mënyrë të konsiderueshme është rritur numri i të sëmurëve nga sëmundjet malinje – melanomat.
Konsiderohet që rrezitja intensive është arsyeja kryesore për krijimin e kësaj sëmundjeje, por edhe kushtet e jetës dhe punës, ushqimi dhe stresi, po ashtu i kontribuojnë shfaqjes së saj. Shqetësuese është që melanoma shfaqet edhe te njerëzit e rinj, madje edhe tek fëmijët.
Ndryshimi i ngjyrës, formës, rritja e nishaneve, skuqja, gjakrrjedhja ose shfaqja e pigmentimit tërësisht të ri mund të jenë shenja paralajmëruese. Çdo ndryshim ose shfaqja e ndonjë ndryshimi të pigmentuar në lëkurë duhet të raportohet te mjeku. Specialisti dermatolog duhet të bëjë kontroll komplet të të gjitha ndryshimeve të pigmentuara në trup.
Një nga mënyrat e shkëlqyeshme është që ndryshimet të incizohen me teknikë digjitale –dermoskopike dhe në këtë mënyrë të shihen strukturat delikate të lëkurës dhe çrregullimi i pigmentimit. Dermoskopia nuk shkakton dhimbje dhe mundëson që të shihen strukturat delikate të lëkurës dhe çdo çrregullim i pigmentimit.
Heqja e nishaneve kryhet me anestezion lokal, zgjat njëzet minuta dhe përcillet më një gjendje të lehtë të pakëndshme në ditën e parë pas intervenimit. Qepjet largohen pas shtatë deri katërmbëdhjetë ditësh varësisht nga vendi prej ku është hequr nishani.
Teknikat e ndryshme të heqjes së nishaneve
Heqja e nishaneve mund të bëhet për shkak të arsyeve estetike dhe mjekësore. Të dy motivet janë të justifikuara dhe tërësisht të sigurta nëse intervenimi bëhet në mënyrë të duhur. Procedura e heqjes së nishanit është e njëjtë, pavarësisht për çfarë arsye bëhet fjalë, ndërsa e obligueshme është që mostra të dërgohet në analizë histopatologjike. Në varësi nga fotografia klinike dhe dermoskopike, i mundshëm është largimi i nishanit me radiovalë ose kirurgji klasike, për çka vendimin e merr dermatologu.
Çdo nishan i hequr gjithsesi duhet të dërgohet në analizë histopatologjike për shkak të vërtetimit të diagnozës, transmeton Koha.net. Procedura e heqjes së nishanit me laser nuk mundëson dërgimin e ndryshimeve në analizë histopatologjike dhe nuk rekomandohet.
Heqja sipërfaqësore – Nishanet të cilat janë të fryrë hiqen së bashku me pjesën e lëkurës në sipërfaqe. Ekziston mundësia qe nishani të kthehet, sepse rrënja e tij mbetet në lëkurë. Shenja e mbetur është më e errët se lëkura që e rrethon dhe ka formën e nishanit.
Heqja kirurgjike – Hiqet i tërë nishanit me rrënjë, ndërsa shenja e mbetur zhduket pas një kohe.
Heqja laserike – Heqja e tillë e zbeh nishanin dhe lë një shenjë të vogël, por mund të jetë problematike sepse ndryshon ngjyrën e nishanit. Aplikohet vetëm për qëllime kozmetike.
Heqja e nishanit me radiovalë – Përbëhet nga heqja e nishanit me rrymë radiofrekuence dhe praktikisht avullimin e lëkurës në vendin ku kalojnë radiovalët. Përparësia e kësaj metode është që është e rehatshme dhe e shpejtë për pacientët – zgjat deri pesë minuta, pa vënien e penjve, gjak ose dhimbje pas intervenimit. E meta e kësaj metode është që ekziston mundësia më e madhe që ndonjë qelize e nishanit të mbetet në lëkurë, se sa kur bëhet në mënyrë kirurgjike.