Rtv Pendimi

Kujdes, mos bëni pagesë të IPTV-së në këtë faqe, është e rrejshme

Pagesa e programeve në IPTV po bëhet nga disa persona të papërgjegjshëm në mënyrë ilegale.

Dy persona kanë lajmëruar rastet për Indeksonline se si janë “djegur” me pagesat e bëra. Dy kosovarë nga Zvicra kishin provuar të bëjnë parapagim pasi kishin kontaktuat përmes një faqe në Facebook që numëron plot 113 mijë ndjekës.

“Unë hyra në Facebook dhe kërkova IPTV Shqip. E pashë këtë faqe dhe mu duk serioze sepse kishte shumë ndjekës. Kontaktova me të përmes Facebook. I thashë se jam i interesuar për IPTV, por që të jetë në mënyrë legale. Më tha që të bëja pagesën dhe se do ta aktivizonte atë. Unë pagova 108 franga (69 euro). Ai më dërgoi një SMS se abonimi juaj është aktivizuar me sukses dhe se kjo do të zgjasë deri në muajin shtator. Aktivizimi zgjati vetëm 24 orë, ndërsa më pas u bllokua. I njëjti më kishte bërë bllok edhe në Facebook dhe se ishte e pamundur ta kontaktoja më. Në bazë të disa komenteve, pashë se këtë praktik ua kishte bërë edhe tjerëve. Ky është mashtrim i ulët” ka thënë një kosovar nga Zvicra në kushte anonimiteti.

Në mesazhin pranuar të pagesës, figuron emri i një personi, Sherif Xhelili nga Maqedonia.

“Do ta kontaktoj policinë e Maqedonisë. Tërheqja e parave është bërë në Western Union. Paramendojeni ky mashtrues ka më shumë se 100 mijë ndjekës në Facebook dhe se sa persona mund të bijnë pre e mashtrimeve të tij” ka thënë një shqiptar tjetër nga Zvicra./Indeksonline/

TË NGJAJSHME