Qumështi pluhur për foshnje nga fabrika “Lactalis” në Francë është diganostifikuar me bakterin Salmonella. Ky skandal ka bërë që 83 vende të tërheqin produktet “Lactalis” për shkak të kësaj bakterie e cila ka prekur 35 foshnje.
Ky qumësht cili është rrezikshëm për foshnjat, sipas disa burimeve të Indeksonline është hasur edhe në disa prej barnatoreve e qendrave tregtare në Kosovë.
Disa qytetarë që kanë dashur të mbesin anonim për Indeksonline e kanë shprehur si shqetësim pasi kanë dëgjuar sëmundjen e salomonellës, që e shkaktojnë këto produkte qumështi.
Pas interesimit të redaksisë lidhur me prezencën e këtij produkti në Kosovë, edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar se produkte të Lactalis kanë qenë edhe në Kosovë.
Lamir Thaçi nga zyra për informim e AUK-ut, ka thënë se kjo agjenci ka dërguar inspektor në terren për heqjen e këtyre produkteve nga tregu, dhe sipas tyre sasia që janë tërhequr janë 1 mijë e 618 paketime.
Shih tabelën e këtyre produkteve që janë tërhequr nga tregu:
AUV ka theksuar se produktet e lartcekura janë grumbulluar në depon e importuesit, përkatësisht, distributorit për Kosovë dhe sipas ligjeve në fuqi, këto produkte kthehen në vendin e origjinës ose asgjësohen nën mbikëqyrjen e autoriteteve kosovare.
Tutje në një përgjigje eletronike për Indeksonline, thuhet pas marrjes së lajmërimit për shfaqjen e dyshimeve për prezencë të salmonelles në disa produkte të qumshtit Lactalis, AUV ka urdhëruar inspektorët të heqin nga tregu produktet e dyshuara
“Importuesi është urdhëruar që ta bëj tërheqjen nga pikat shitëse dhe të bëhet grumbullimi ne depo të kompanisë. Inspektorët janë ne teren duke verifikuar zbatimin e urdhëresë. Këto produkte kanë filluar të tërheqin edhe nga vetë distributori sipas kërkesës së prodhuesit edhe para se të jepet alarmi nga RASFF” thuhet në përgjigjen e zyrtarit për informim të agjencisë, Lamir Thaçi.
Po ashtu, bëhet e ditur se për këto produkte të dyshuara janë ndërmarr të gjitha masat konform ligjeve në fuqi dhe se më shpejtësi janë larguar këto produkte nga tregu.
“Inspektoret janë ne teren ne vazhdimësi për të verifikuar tërheqjen e të gjitha produkteve sipas llojeve dhe lotëve të caktuara të prodhimit. Ky problem ka prekur disa vende ku tregtohen këto lloje të produkteve, janë ndërmarr të gjitha masat konform procedurave dhe ligjeve ne fuqi, jemi nder vendet e para qe kemi arritur me shpejtësi ta largojmë sasinë e madhe nga tregu” thuhet ndër të tjerash në përgjigjen për Indeksonline.
AUV u ka bërë thirrje që kushdo që i has këto produkte duke u shitur ende, të mos i blejnë dhe të njoftojnë autoritetin.
Indeksonline ka kontaktuar edhe me Doganën e Kosovës lidhur me atë se gjatë këtyre muajve a ka pasur hyrje të këtij produkti në Kosovë, mirëpo, ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.
Kujtojmë që në fund të 2017-ës, Franca urdhëroi ndalimin e shitjes së qumështit për foshnja i njohur me emrin “Lactalis”. Lactalis është një nga prodhuesit më të mëdhenj të qumështit në botë, dhe arsyeja e ndalimit ishte për shkak të baktereve të Salmonellës që përçohej nga po ky qumësht.
Tani në 83 vende të botës është përhapur rreziku nga ky qumësht ku më shumë se 20 milionë kuti të qumështit të pluhurzuar të foshnjave u shpërndanë nëpër vende të ndryshme.
Kompania në fjalë ka pranuar shumë padi nga shumë prindër të cilët kanë thënë se fëmijët e tyre u sëmurën pas pirjes së këtij qumështi.
Edhe njëherë, kushdo që e sheh që ky produkt është prezent në Kosovë, të lajmërojnë autoritetet përkatëse për shkak të rrezikshmërisë së Salmonellës për shëndetin e fëmijëve./Indeksonline/L.TH