Mos i shpalos të gjitha kartat e tua para të tjerëve, madje edhe para atij që është i shtrenjtë te ti.
Sa të mundesh, ruaji shumicën e tyre dhe më të rëndësishmet vetëm se për veten tënde. Fshehtësia, nëse del nga vetë personi deri te tjetri nuk llogaritet më fshehtësi, sado që tjetri e fsheh atë.
Ndoshta një ditë prej ditëve, dobitë personale dhe interesat e dynjasë bëhen më të shtrenjta për të sesa fshehtësitë e tua, madje edhe ti vetë, e pastaj do të pendohesh kur nuk bën më dobi pendimi.
Ndoshta miku brenda kohe ndryshon, ai i di dobësitë e tua dhe ka mundësi që shumë lehtë të të dëmtojë.
Kujdes nga armiku një herë, kurse nga miku një mijë herë.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU