Kujdes nga Chrome kur hasni në ”Not secure”

Nëse e keni marrë versionin më të ri të Google Chrome, me siguri se e keni hasur në shenjën ”Not secure” e cila gjendet në fillim të shiritit të adresave.

”Not secure” tregon se ueb-sajti që e keni vizituar nuk ka ”HTTPS” të lejuar, njofton Klan Kosova.

Kjo do të thotë se hakerët mund të kenë çasje në të dhënat tuaja, siç janë passëordi, kodi i kartelës së kreditit etj., dhe madje mund të japin komanda në emër tuajin.

Sajti ”HTTPS” i kodon të dhënat tuaja që transmetohen në mes pajisjes tuaj dhe serverëve, kështu që ju jeni të mbrojtur nga sulmet kibernetike.

Google ka vërejtur se 83 nga 100 ueb-sajtet më të mëdha tani përdorin ”HTTPS” të lejuar, statistikë kjo e kënaqshme.

Nëse e vëreni shenjën ”Not secure”, keni kujdes të mos jepni të dhëna personale në atë ueb-sajt, njofton Klan Kosova.