KUJDESI PËR MACEN, SHKAKU I SHËRIMIT TË NËNËS SIME!!

Nëna e një djaloshi ishte në gjendje kritike dhe shtrihet në spital. Një ditë nga ditët mjekët e lajmëruan djaloshin se gjendja e nënës së tij është shumë e keqe dhe nuk shpresohet për të shërim dhe në çdo moment mundet të ndërron jetë. Djaloshi doli nga dhoma e nënës së tij, i mërzitur për gjendjen e saj, dhe u nis drejt shtëpisë. Nuk mundej të rrinte i qetë në shtëpi, larg nënës së tij, dhe prapë vendosi të kthehet. Rrugës ndaloi me një pompë benzine, kur poshtë makinës së tij e pa një karton me një mace në të, e cila sapo kishte pas lindur mace të vogla dhe numri i tyre ishte i madh. Ato të voglat nuk mundeshin të ecnin dhe tha në vetvete se kush u sjell atyre ushqim duke qenë ato në këtë gjendje!!

Hyri në shitore dhe u bleu ushqim, ua vendoi përpara tyre dhe u nis për në spital. Hyri në dhomën e nënës së tij, mirëpo mbeti i shtangur dhe i ranë nga dora gjërat që i kishte blerë për nënën! Nëna e tij nuk ishte në dhomë! Mendoi se kishte ndërruar jetë! Shkon dhe e pyet motrën ku është nëna ime?! Motra i përgjigjet: Gjendja e nënës tënde është përmisuar për ka e mira dhe e larguam nga dhoma e përkujdesjes së veçantë dhe e kemi vendosur në dhomë tjetër me ata pacientë që gjendja e tyre është më e mirë. Djali me shpejtësi shkoi në dhomën tjetër dhe e pa nënën e tij, gjendja iu kishte përmisuar në të mirë. Ishte zgjuar nga koma dhe pasi që e përshëndeti e pyeti djali se çka ndodhi me të?! Nëna iu përgjigj: Duke qenë në atë gjendje, pa vetëdije, e pash në ëndërr një mace dhe fëmijët e saj, i kishin pas ngritur duart dhe luteshin për mua!!

I lartësuar është Allahu, i cili i largon belat! Shëroni të sëmurit e juaj me sadaka!!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut, qofshin mbi të, na porositi: “Frikojuni nga zjarri, qoftë edhe me një gjysmë hurme”.

Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar, por ju (o njerëz) nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata”. Isra 44.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU