[There are no radio stations in the database]

Kulla në Toronto të Kanadasë ndriçohet në kuadër të Ditës Kombëtare të Përkujtimit dhe Veprimit Kundër Islamofobisë

Kulla “Canadian National” (CN) në qytetin Toronto të Kanadasë është ndriçuar në kujtim të viktimave të sulmit ndaj xhamisë Quebec City dhe Ditës Kombëtare të Përkujtimit dhe Veprimit Kundër Islamofobisë, raporton Anadolu.

Një nga ndërtesat më të larta në hemisferën perëndimore kulla CN në qytetin Toronto është ndriçuar për të përkujtuar viktimat e sulmit ndaj xhamisë Quebec City.

Qeveria e Kanadasë e ka shpallur 29 janarin Ditë Kombëtare të Përkujtimit të Sulmit ndaj xhamisë së qytetit në Quebec dhe Veprimit kundër Islamofobisë.

Një sulm i armatosur ndaj muslimanëve që kryenin lutjet e mbrëmjes në xhaminë e qytetit të Quebecut pranë Qendrës Kulturore Islame në Quebec, Kanada, ndodhi më 29 janar 2017.

Gjashtë muslimanë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë pas namazit të mbrëmjes kur personi i armatosur hyri në sallën e lutjeve dhe hapi zjarr.


[There are no radio stations in the database]