Kunderpergjigje ndaj pretendimeve te Anton Berishes

Autor:Blendi Devolli

Njeri nga zyrtaret e AAK-se, Anton Berisha, ne diten e fundit te vitit 2014, paska vendosur qe te na servoje nje kolumne ne te cilen shkruan nje sere te pavertetash, madje edhe tregon haptas per padurueshmerine qe e ka ndaj simboleve dhe tradites islame te shqiptareve, te kultivuar nder shekuj.

– Anton, gjate kohes qe e lexoja shkrimin tend me tingellonte se po flet adashi yt, Anton Kcira( prifti nga Detroiti, i cili ndihej keq pse Millosheviqi nuk i kishte “rrep” muslimanet e Kosoves dhe Bosnjes).

– Anton, nuk e thua te verteten kur ne kolumnen tende pretendon se cak i sulmit te serbit nga Beogradi ka qene Katedralja, sepse organet e rendit nuk kane dalur ende me nje qendrim zyrtar, e per me teper nuk e thua te verteten kur tenton ne menyre cinike me lidh sulmin eventual me shqiptaret musliman.

– Anton, per hir te vertetes kam besuar se ke nje nivel me te larte te njohurive akademike dhe shkencore, mirepo me befasove me injorancen tenden ne lidhje me te kaluaren tone historike. Pse? Sepse ti ne menyre tinezare e lidh shtetin mik te Turqise me rekrutimin e disa (10,15,20, 50) injorateve ne luften e Sirise, kur dihet se Turqia dhe miku i madh i shqiptareve (kryeministri tash Presidenti i Turqise) Recep Tayyip Erdoğan,kane qene me te demtuarit nga kjo lufte.

Po ne menyre tinezare ti e keqinterpreton fjalimin e Erdoganit ne Prizren, ku ai pati deklaruar, ne shenje te vellazerise sone shekullore, se “Kosova eshte Turqi, Turqia eshte Kosove”. Madje ti ne menyre perbuzese e harron se vellau i madh (abeja) ka lobuar shume per njohjen e Kosoves, duke qene edhe sponsorizues i m’vetesise se shtetit me te ri ne Evrope. Po ne te njejten kohe nuk e thua te verteten kur shkruan se shefi i qeverise turke aso kohe, kete deklarate e beri ne xhami, gje qe nuk qendron, e qe une dyshoj se kete e ben ti me qellim per te thene se xhamite qenkan vendet ku po ndryshohet identiteti i shqiptareve.

-Anton, me befason injoranca jote kur ti kaq hapur shkruan se je befasuar sesi ne nje varrim te nje veprimtari te ceshtjes kombetare, ke ndegjuar ngushellim te llojit “Allahu ju lasht shnosh”, e aq me teper, ti qenke befasuar kur e ke pare se kete person e paskan mbeshtjellur me “flamur arab” kur e kane varrosur.
Vertet cuditem se ku jeton ti i nderuar. Ne Kosove shumica e popullesise jane musliman( censusi- regjistrimi i fundit i popullesise tregon se mbi 95 per qind e shqiptareve ne Kosove i takojne besimit islam). I nderuar po me befason injoranca jote ne raport me te kuptuarit e fese. Feja ka karakter internacional dhe Allahu nuk eshte i arabeve, as i turqve, as i shqiptareve, e as i francezeve, por i te gjthe atyre qe kane vendosur qe ta pranojne nje koncept jetesor (sikurse eshte islami). I nderuar, njerezit neper varrime e permendin Allahun sepse eshte moment i vecante kur ata reflektojne per ate se sa afer e kemi vdekjen ne si qenie njerezore.
I nderuar, mbeshtjellja me ate flamur – qe nuk eshte arab, por ka shkronja arabe- eshte mbeshtellje me fjalen qe njerezit hyn ne islam (shahadeti- deshmia se nje Zot/Allah meriton te adhurohet me te drejte dhe Muhamedi eshte profeti i tij i fundit). Edhe pse nuk eshte e domodoshme mbeshtjellja me te, eshte shenje se dikush ndjehet edhe deshiron qe ta manifestoje bindjen e tij fetare. I nderuar, me keto rite per te mos thene shume me teper( sigurisht se me shume) jane varrosur gjysherit dhe stergjysherit tone. Me keto rite jane varrosur koloset e ketij kombi: Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Haxhi Zeka, Ymer Prizreni, Azem Galica, Shaban Polluzha, Ahmet Delia, Adem Jashari etj.

-Anton, gjate leximit te kolumnes tende vazhdimisht jam befasuar me mosnjohjen absolute qe e ke per konceptin e shtetit, shtoja kesaj faktin qe ti je pjese e nje subjekti politik i perfaqesuar ne Kuvendin e Kosoves.Ty te pengon se pse te rinjet tone e frekuentojne xhamine, me kinse asryetimin se kjo po e cenojka laicitetin/sekularitetin e shtetit, e aq me teper ty iriton se pse ne Institutin Albanologjik po u ofendojak Katedralja. Ndersa, sipas teje nuk na qenka cenim i laicitetit te shtetit mohimi i te drejtes per shkollim i femrave me mbulese neper shkollat publike; nuk qenka cenim i laicitetit neper shkolla mesimi edhe imponimi per te mesuar dhe idollizuar personalitete kishtare. Sipas teje, nuk qenka cenim i laicitetit mesimi per Pjeter Bogdanin i cili e ofendon profetin Muhamed alejhi selam ne shkrimet e tij. Per ty dhe sipas teje, cenim i laicitetit eshte vetem nese muslimanet e praktikojne dhe manifestojne besimin edhe bindjet e tyre fetare. Per ty nuk eshte cenim i laiciteti edhe tolerances nderfetare ftesa publike e Don Lush Gjergjit qe ne (shqiptaret) te kthehemi ne fene e te pareve(katolike), duke harruar se iliret (paraardhesit tone ishin pagane).

-Anton, ti ia huc kur thua se grate muslimane shqiptare kane filluar te mbulohen ne shekullin edyte te ardhjes se Osmaneve, madje sipas teje, kjo ka ndodhur si pasoje e dhunes se perdorur. Kjo pervec se tregon mosnjohjen e rrjedhes historike nga ana juaj, tregon edhe mosnjohjen e fese te ciles ti i takon(Krishtere- Katolike). Mbulesa ka qene aso kohe edhe pjese e tradites dhe besimit te krishtere, per me teper kete e ilustrojne motrat e nderit- rasti me ilustrativ eshte veshja e Gonxhe Bojaxhiut – “Nene Terezes”. Ti ia huc kur flet per kodin mijevjcar te veshjeve te grave shqiptare, sepse une mund ta sjell nje argument se nuk eshte ashtu sikunder pretendon ti, me pamjet e fotografive te jo ma larg se 60-70 vite me pare. Nuk po shkojme larg, pasi te dy na ka qelluar te jemi bashkqytetar( pejan), pyeti te mocmit ne qytetin e lindjes edhe te tregojne se si jane dukur femrat para ardhjes se komunizmit. Besoj se do ta sqarojne se mbulesa e kokes ka qene me se normale, e qe shumica e grave i kane pasur te mbuluara edhe fytyrat( krejt kjo ne qytet, aty ka ka qene civilizimi). Fotot e tregojne te njejten pamje edhe ne Tirane, Shkup, Prizren.

-Anton, ajo qe ti e shkreton edhe me teper eshte qasja jote prej nje injoranti ne raport me historine.Rishkrimi i historise do te behet, jo pse ti deshiron ose jo, por sepse e verteta duhet te dal ne shesh.

-Anton, ta paska vrare syrin organizimi i iftareve nga kryetaret e Komunave te Kosoves, po besoj se me kete te eshte bere e qarte se shumica e ketij populli jane musliman, e polikanet (kryetaret e komunave) jane ne sherbim te popullit, ne kete rast shumices. E me teper me pengon ajo qe ti e quan margjinalizim i katolikeve te Kosoves, gje qe nu keshte aspak e vertet, sepse te drejtat dhe mundesite qe i gezoni ju, ne nje vend me shumica muslimane, jane me se te mjaftueshme. Argument per kete eshte ndertimi i Katedrales ne zemer te Prishtines.

-Anton, ti ndoshta qellimisht tenton qe mosgatishmerine e Shpend Ahmetit dhe disa kryetareve tjere te komunave, per ta stolisur qytetin per festen e Krishtilindjes, me qytete me shumice muslimane, t’ia mveshesh mosdurueshmerise se tyre ndaj katolikeve te Kosoves.Si duket sensi i te kuptuarit te ka humbur plotesisht, sepse Shpendi dhe disa te tjere, pa dashur ta mbroj askend, mosdekorimin e qytetit besoj se e kane neglizhuar per shkaqe financiare dhe aspak fetare(islame). Je i vetedijshem se ne cfare gjendje jemi katandisur si popull, ku 1/4 e popullesise vuan per kafshaten e gojes, ti paturpesisht kerkon te behen shpenzime te panevojshme( me xixellima e dirta).

-Anton, per fund, ti je nje politikan qe e kerkon voten ne mesin e shumices muslimane, andaj po te keshilloj qe kujdes(se paku mos e shpreh hapur) me qasjen ndaj shumices. Kjo gjuhe mund dhe do te kushtoje politikisht, nese ti nuk kerkon falje haptasi, madje kjo mudn t’i kushtoj edhe AAK-se, sic e pati kushtuar me heret.Ne ketu jemi, shumice muslimane, te gatshem te ju respektojme, ashtu sic kane bere gjysherit tane dhe ashtu sikurse na meson feja jone.

————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————–

Kolumna e Anton Berishes

Atentatin në katedrale ka kohë që e kemi bërë të mundshëm!

Kush do ta kishte besuar 15 vjet më parë, që ëndrrën e shtetit, lirisë dhe përparimit do ta tregtojmë me robëruesit shekullor?!
A është ëndërr kjo? Këtë dilemë e shtron Kadare në lajmet e pabesueshme që i vinin si era. Nuk mund të besonte të kishte shqiptarë me flamuj arabë. Nuk mund të besonte që një deputet në Kuvendin e Kosovës, do ta shpallte Gjergj Kastriotin tradhtar të kombit. Mbase, nuk besonte entuziazmin e mikpritjes deri në vëllazëri të kryeministrit turk, i cili, hiq më pak se aty, në një xhami të Kosovës, lëshonte thirrjen: “Kosova është Turqi” për të vazhduar me lajmet për shqiptarët e rekrutuar nga qendrat terroriste për të luftuar si xhihadistë në Siri.

Në një rit varrimi, të një anëtari të familjes së një zyrtari shtetëror, derisa flitej për kontributin dhe jetën e tij si mësues, veprimtar dhe pjesëmarrës në UÇK, edhe unë pyesja veten: a jam në ëndërr, përderisa shihja mbulimin e trupit të tij me flamur arab, dhe më pas, gjithë ritin në gjuhën arabe të një njeriu që jetën ia kishte kushtuar arsimit shqip. A jam në ëndërr – çka po ndodh kështu – pyesja veten – derisa me të njëjtit njerëz, nga vitet 90-ta shkoja në të “pamet tona”, kur dëgjoja prej tyre kalimin prej gjuhës shqipe “Zoti ju laftë shnosh” në “Allahu…”. Çfarë po ndodh? Në universitetin publik, studentët presin në korridor, provimi është shtyrë, ngase asistentët kanë orarin e faljes në xhami. Nxënësit, marrin leje apo lirohen nga mësimi për të njëjtin motiv. Në institutin albanologjik promovohen libra kundër Katedrales. Në biblioteka të shtetit leximi shpesh duhet të përshtatet me itineraret e faljes.

Në shekullin e dytë të robërisë nga otomanët, kishte nisur mbulimi i grave, kuptohet me dhunë, kërcënime e joshje . Fillon edhe tash, 500 vjet më vonë, në Kosovën e pavarur, në emër të të drejtave të njeriut. Kodi mijëvjeçar shqiptar që nuk njeh mbulimin e femrës , duke i njohur asaj veshjen e hijeshinë duhet të zëvendësohet me mbulimin e saj për t’i shndërruar dhe kufizuar me të zezën. Myslimanët e rrezikuar dhe të kufizuar në të drejtat e tyre, na doli si platformë për të imponuar mësimin e fesë në shkolla, ndërsa Qeveria nisi procesin e formimit të komisioneve për rishikimin e historisë me kërkesën e palës turke. Tashmë, pikërisht ashtu siç e thoshte Kadareja, “nga shqiptarë të sunduar” po gdhiheshin në “myslimanë të çliruar”.

Ngjarjet historike e aktuale shqiptare ranë nën hijen e ndodhive e debateve fetare. A kishte gjë më të mirë e të përshtatshme për Serbinë të dialogonte me Kosovën “myslimane”. Në atë duzinë zyrtaresh, jo që nuk ndodhej asnjë shqiptar katolikë, por vet ata deri tek ministri i jashtëm, do të lajkatonin kolegët e tyre në Europë “ne jemi europianë”, e në shtetet myslimane “ne jemi myslimanë”. E, Serbia, atë që kishte kontribuar me shekuj, e nuk ia kishte arritur, tash “habitej” që shqiptarët me dorën vet, po i kryenin punën atyre.

Në jetën publike dhe në qeverisje, me politikanë që fushatën e bënin nëpër xhami dhe me platform të hapur islamike, u akomoduan në pozita kyçe shtetërore, njëkohësisht duke larguar një nga një shqiptarët katolikë, duke i margjinalizuar skajshmëritë në të gjitha veprimtaritë politike, qeverisëse, diplomatike, arsimore dhe administrative. Paralelisht me këtë margjinalizim, fryma fetare u bë dominuese. Kryetarë komunash një nga një organizonin iftare, pa folur asnjë fjalë ta themi për ditën e alfabetit, e lëre më për ta kujtuar me ndonjë veprimtari.

Përderisa, në Tiranë e Durrës, festa e Bajramit nënkuptohej dhe shfaqej si një ditë feste për besimtaret dhe qyteti vazhdonte jetën, në Prishtinë e Pejë, festa dominonte shtetin. Njëkohësisht, derisa në Tiranë e Durrës, qyteti ishte ndriçuar e zbukuruar për festat e fundvitit, Kërshëndella e Vitin e Ri, Prishtina e Peja ishin “terr i zi”. Kështu, kur kryetari i kryeqytetit, në stilin e një turkoshaku demagog e mashtrues na fliste për kursimet, Prishtina e udhëhequr prej tij tashmë ishte i vetmi kryeqytet evropian në terr, një dele e zezë e saj. Kryetari i kryeqytetit i bënte “konkurrencë” qeverisë së re, të zgjeruar për ti akomoduar të gjithë dhe njëkohësisht për të mos lejuar asnjë shqiptar katolikë. Natyrisht, që qëllimi, përveç, siç do të shprehej ipeshkvi Doda, neglizhencës dhe përbuzjes ishte edhe më i thellë, më dinak – vazhdimi i dobësimit të substancës shqiptare.

Dhe, a kishte lajm më të mirë për aleancën shekullore antishqiptare, otomano-komuniste sesa një qeveri me njerëz të mentalitetit produkt i tyre, që Kosovën nga një çështje shqiptare ta shndërrojnë në ideologjike e fetare?! Nuk munden ta trajtonin e ta bindin Perëndimin në ’99-tën. se kërkesa për liri e shtet të shqiptarëve janë mbulesë për shtetin islamik; e pësuan, por ja tash, 15 vjet më vonë, terrenin po krijohej më mirë se asnjëherë. Dhe, në këtë terren, për të pamundësuar kthimin në Europën mëmë, një atentat nga serbët apo të tjerët, në Katedralen e Prishtinës ishte një mundësi që mund të realizohej. Nuk është vështirë për t’ia qëlluar se si erdhi deri te zbulimi pavarësisht prej krekosjes lavdëruese të ministrit të brendshëm por nuk është moment i detajeve tani. Me rëndësi është, se rruga e trasuar nga vetë ne, e bënte të mundshëm dhe të besueshëm mundësinë e tillë. Kush do ta kishte besuar 15 vjet më parë, që ëndrrën e shtetit, lirisë dhe përparimit do ta tregtojmë me robëruesit shekullor?!