KUPTIMI I DREJTË I KËRKIMIT TË FALJES

Të kërkuarit falje nuk nënkuptohet gjithmonë se ti je në gabim e tjetri është mirë, po kuptimi i tij është se ti i respekton marrëdhëniet e tua me tjetrin, ndoshta edhe më tepër sesa veten.

Ne të gjithë gabojmë dhe kemi mendim të keq nganjëherë.

Dhe ende nuk është krijuar njeri që nuk gabon dhe nuk ka të meta.

Ki bindje të fortë se, kërkimi i faljes ndaj teje prej ndonjë personi është argument i dashurisë së tij ndaj teje, dhe se pranimi i faljes, gjithmonë prej ndonjërit nga ju, është argument i qëndrimit të tij me ty.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU