Sa shpesh po na rastis të shohim e të degjojm analiza, mendime, gjykime, propozime etc, prej analistësh, e që në raport me problemet në Kosovë korrospondon pozitivisht me numrin e tyre. Pra, sa më shumë rritet numri i telasheve aq më shumë shtohen edhe analistet and co.
Mediume të caktuar, sikur cështjen e ekspertve apo analistëve e kanë fare të lehtë, ato kanë shije vetëm për emra të caktuar analistesh. Por, ndodh edhe e kundërta, që analist të caktuar nuk pranojn për të prezentuar në mediume të caktuara. Arsyeja, unë nuk jam me këta , por me ata.
E sikur mos të kishim aspak probleme të tjera, shteti kosovar edhe pse pa qeveri dhe parlament po e lufton terrorizmin „pa meshirë“. Policia po e bën punën e vet si mos „më mirë“, politikan të shumtë mendojn se hapat e policis do duhej të ndërmerreshin shumë më heret, e cfarë tjetër nuk të degjon veshi keto ditë, sidomos nga pseudogazetar dhe pseudonalist, pardon nga analist dhe gazetar.
Gjendja sociale në Kosovë parë në përgjithësi është për trishtim, nuk ka pothuaj edicion informatif, e që të mos bëj njoftime për ndihma dhe solidaritet, një rast social aty, e një tjetër atje. Sa familje pa kulm mbi kokë, sa njerëz që kërkojn „derman“ për semundjet e tyre. Sa shumë të rinjë duan me c’do kusht të ja mbathin jasht vendi „me letra“ a po pa to, sa e sa të tjerë sorollaten rrugeve të qyteteve pa e pasur një adresë. Kurse për konsumin dhe tregtin me droga që ka marr përmasa shqetsuse nuk e ka shumë problem as qeveria e as policia. Tek e fundit sasi të konsiderueshme drogash janë vjedhur pikrisht nga stacione policore. Ndoshta një prej akuzave që do u bëhet Imameve kosovar, do të jetë, së ata kanë kontribuar në zhvillimin e ketyre dukurive. Sot gjihtëcka mund të ndodh, ndoshta mund t’u ngritet aktakuzë edhe për prindet tanë, që para lufte ruanin sasi të mëdha parash në shtëpi, në vend se ti depononin në banka. Kurr nuk i dihet.
Shpresa, se shoqëria civile do ja jep hakun „hyqmetit“ qoft edhe moralisht, nuk po duket se do të ndodh, të paktën në një të aferme të shpejt. Nuk ka nevojë të bësh krahasime të analisteve kosovar me ata perendimor, ngase vetem se i ofendon këta të fundit, por edhe një krahasim me ata prej vendeve të rajonit nuk do të ishte serioz. Tipe prej analistësh, si Fatos Lubonja nga Tirana apo Kim Mehmeti nga Shkupi po i mungojn defintivisht skenës kritike dhe analitike në Kosovë.
Të pretendosh se në Kosovë nuk ka analistë të mirëfillt nuk është veq se gabim por edhe ekzagjerim. Problemi qëndron se shumë prej tyre, po shikojn „punët e veta“ nga qejfi (postet politike, akreditimet diplomatike, pozitat në Universitete, etc) apo zori (nga shantazhet bie fjala), kurse të tjerë tjetërsohen në atë, që në fakt nuk janë. Arsyet për këtë tjetersim mundë të jenë nga më të ndyshmet, sido qe të jëtë, ata ja fusin kot së koti.
Ndoshta kjo është edhe rruga që të shpie drejt „Suksesit“. Sa herë është deshmuar se ata që e kanë „me Hile“ janë ata që e bëjn „kuvendin“ në Kosovë. Vetëm të kujtojm, se sa profesor universitar na doli që të kenë punime të vjedhura, e që besa edhe ish Rektori. Kurse për të parin e gjykatës kushtetuese nuk u hetua më tutje, edhe pse „hetimet vazhdojn“. Për afera korruptive të politikaneve do të mjaftone vetëm rasti „PRONTO“, e sa shumë shembuj të tjerë të ngjajshëm.
Kosova sot i ngjason një vendi, ku nëse thuhet e verteta, ajo konsiderohet si e pavertet. Andaj jo rastsisht pjesa dermuese e analisteve dhe experteve kosovar ja fusin kot.
Dr. Miran Sadiku, (kriminolog)