Rtv Pendimi

KUR DO TË JEMI TË KËNAQUR ME GJENDJEN TONË?!

Na vijnë disa situata ku në to ndihemi se jemi ndër njerëzit me gjendjen më të keqe.

Qajmë pa e ditur shkakun, na copëtohen zemrat nga dhembja, ndihemi sikurse dynjaja të na ishte ngushtuar dhe se lumturia të na ketë ikur.

Qajmë për shkaqe të thjeshta.

Duke qenë në këtë gjendje, sytë tanë i vështrojnë ata që janë edhe më keq se ne, qoftë ajo në realitetin tonë apo në televizion.

Shohim njerëz nëpër rrugë, pa kulm shtëpie, kurse ne banojmë në shtëpitë tona të ngrohta.

Shohim njerëz që nuk kanë një copë bukë për ta ngrënë, kurse ne ankohemi, nëse ndodh ta hamë të njëjtin ushqim dy ditë me radhë.

Shohim njerëz që copëtohen nga dhembja, mirëpo jo nga të njëjtat shkaqe që neve na shkaktojnë dhembje.

Ata ndiejnë dhembje nga sëmundjet e ndryshme që i kanë goditur, kurse ne jemi me shëndet të plotë dhe prapë vazhdojmë të ankohemi.

Kur do të jemi të kënaqur me gjendjen tonë, o ju njerëz, dhe të themi: Elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut) nga thellësia e zemrave tona?!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME