KUR DO TË JEMI TË KËNAQUR ME GJENDJEN TONË!

Na vijnë disa situata ku në to ndjehemi se jemi ndër njerëzit më me gjendje të keqe!

Qajmë pa mos e ditur shkakun, dhe na copëtohen zemrat nga dhembja, dhe ndjehemi sikurse dynjaja të na ishte ngushtuar dhe se lumturia na ka ikur!

Qajmë për shkaqe më të thjeshta!

Duke qenë në këtë gjendje, sytë e tonë i vështrojnë ata që janë edhe më keq se ne, qoftë ajo në realitetin tonë apo në televizion!!

Shohim njerëz nëpër rrugë, pa kulm shtëpie, kurse ne banojmë në shtëpitë e tona të nxehta.

Shohim njerëz që nuk kanë një copë bukë për ta ngrënë, kurse ne ankohemi nëse ndodh që ta hamë të njëjtin ushqim dy ditë me rend!

Shohim njerëz që copëtohem nga dhembja, mirëpo jo nga të njëjtat shkaqe të cilat neve na shkaktojnë dhembje!

Ata ndjejnë dhembje nga sëmundjet e ndryshme që i kanë goditur, kurse ne jemi me shëndet të plotë dhe prapë vazhdojmë të ankohemi!

Kur do të jemi të kënaqur me gjendjen tonë, o ju njerëz, dhe të themi: Elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut) nga thellësia e zemrave tona!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU