Ushtrimet fizike janë esenciale për një trup të shëndetshëm dhe të mirëformuar. Kurse mosha ideale për të filluar me ushtrimet fizike në palestër apo vrapime është mosha 20-vjeçare, shkruan “Zëri”.
Kjo për shkak se në këtë moshë individët eksperimentojnë me veten aq shumë, saqë bëhet vetëshkatërruese dhe ushtrimet fizike janë një mënyrë për ta zbutur atë.
Personat që ushtrojnë vazhdimisht në moshën 20-vjeçare, do të zhvillojnë trupin e tyre, do ta përmirësojnë shëndetin, e rrisin krenarinë dhe vetëkënaqësinë.
Po ashtu, këto ushtrime e zhvillojnë aftësinë e individëve që të jenë më të disiplinuar dhe kjo i bën që në të ardhmen të jenë udhëheqës të mirë. /ZËRI/