Kur falem në shtëpi, a duhet të falem me zë?

Pyetje: Esselamu Alejkum hoxho si po kaloni ajeni mir. Si me fal namazin kur e fali vet në shtëpi, P.sh. Unë e fal farzin e drekës njesoj si imami vetëm tekbiret i them me za; ose farzin e  sabahut ose tjerat që janë me zë, i këndoj po ashtu njëjtë si imami. dmth. El-fatihan dhe suren i kendoj me za njesoj si imami ne xhami, pra kur jam duke u falur  vetem ne shtepi. Ju si thoni a është  mirë kjo apo duhet krejt pa zë me i fal, sepse unë kam qejf shumë sidomos namazet me zë që janë me i fal me zë, dhe pregatitem për imam se shpesh dal edhe imam ne xhami. Esselamu Alejkum i nderuari hoxhë. pershendetje nga Kumanova.

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut…

Ue alejkum selam ue rahmetullah i nderuari vëlla,

Është për tu gëzuar fakti që dëshironi ta përvetësoni leximin e Kuranit dhe ta mposhtni tremën që mund t’ju paraqitet kur të dilni imam. Kur je duke u falë vet në shtëpi apo diku tjetër, është sunet që në farzin e namazit të sabahut si dhe në rekatin e parë dhe të dytë të farzit të akshamit dhe të jacisë, ta lexoni Fatihanë dhe suren pas saj me zë, por me zë mesatar, sidomos nëse gjendesh në xhami dhe je duke u falë vet, sepse mund t’i pengosh dikujt që është duke lexuar Kuran ose është duke falë namaz nafile (vullnetar). Ky veprim është sunet, por në rast se mendon që leximi pa zë të ndihmon të jesh më i përqendruar, lejohet t’i lexosh edhe pa zë, por atëherë të ka ikur një sunet.

Kurse shqiptimi i tekbireve me zë kur je duke u falë vet nuk është prej sunetit, përveç tekbirit fillestar. Në këtë çështje nuk ka dallim mes mashkullit apo femrës. Allahu e di më së miri.