maxresdefault-3-1024x576

Kur jomyslimani e pranon fenë Islame, ai çfarë duhet të bëjë së pari?

Pyetje: “Kur jomyslimanët pranojnë fenë islame, a duhet së pari ta deklarojnë shehadetin, apo duhet që së pari të marrin abdes?”

Përgjigje: “Ata së pari duhet ta deklarojnë shehadetin, e pastaj duhet të pastrohen për ta kryer namazin.

Sipas Sheriatit, personi i tillë para së gjithash duhet të marrë gusël, sepse Profeti salallahu alejhi ue selem i ka urdhëruar me këtë gjë disa sahabë të tij kur e kanë pranuar fenë Islame.

I gjithë suksesi është tek Allahu. Salavatet dhe selamet qofshin mbi profetinin tonë Muhamed, mbi familjen dhe mbi shokët e tij.”

 

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe  Fetva”, fetvaja nr.: 7559/1