KUR PËR TY KONSIDEROHET E META E METË?!

Nuk është e metë që njerëzit të flasin kundër teje, por e metë është që ti të ndikohesh nga fjalët e tyre.
Nuk është e metë që ta keqkuptosh mendimin e tjetrit, por e metë është të kesh mendim të keq për të.
Nuk është e metë të shohësh lot në sytë e një të brengosuri, por e metë është që mos t’ia fshish ata, qoftë ajo edhe me një buzëqeshje.
Nuk është e metë që ndokush të vijë te ti dhe të kërkojë ta këshillosh, por e metë është që ta refuzosh.
Nuk është e metë të ndiesh dhimbje nga plaga, por e metë është që ajo dhimbje të zgjasë.
Nuk është e metë të pësosh humbje, por e metë është të dorëzohesh.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU