Kur shpërdorohet pacipërisht me veshjet kombëtare

Karadaku po përparon. Gropat dhe padrejtësitë për pak çaste do t’i harrojë. Misët edhe këtu na erdhën. Karadaku nuk do të shquhej tashmë vetëm me luftëra dhe me njerëz arsimdashës. Tashmë u bëm edhe me misë. Miss Karadaku! Duan të na qytetërojnë, madje edhe ata që jetojnë në thellësi të fshatrave. Këtu nuk mbaron tragjedia. Tragjikja ishte se në atë mjedis kishim vallëzim me veshje kombëtare. Pa, pa, pa! Madje edhe veshje kombëtare prej atyre që vetëm zhveshja dukej se i kishte hije! Aq më keq, në atë mjedis u dëgjuan edhe këngë patriotike. Phuu, sikur ta kam një grusht të fortë t’i bie vetes mu në sy me njërin grusht dhe me tjetrin mu në veshë. Më vjen keq që këta valltarë dhe këta këngëtarë, vetë po e dëshmojnë se kurrfarë vlere nuk përfaqësojnë. Thjesht, dokrrat i përfaqësojnë dhe i shfaqin, në pamundësi të ndonjë shfaqje tjetër. Më vjen mirë që kurrë prej folklorizmit nuk e kam sendërtuar jetën.