Kush e don Allahun
Dhe të dashurin Profet
Lidhe jetën tënde
Për Kuran dhe Sunet
Kurani famëlartë
Pejgamberit ju shpallë
Lexo, medito e puno
Që me t’mbajtë të gjallë
Kurani famëlartë
Është udhërrëfyes
Kush me të jeton
E ka ndërmjetësues
Ç’do harf të lexuar
Ke nga dhjetë sevapë
Allahu të jep
Shpërblim pa hesapë
Lexo Kuranin
Mos rri vëlla kot
N’dunja të ndihmon
Të shpëton në atë botë
Kurani famëlartë
Është fjalë e Zotit
Që është harruar
Në ditët e sotit
Mos të kalojnë ditët
Kuran pa lexuar
Lërja e tij pas dore
Vetën e ke dëmtuar.
Nuhi Osmani