Rtv Pendimi
Dr. Shefqet Krasniqi

Kurbani sakrificë për Allahun

Gjatë ditëve të  kaluara, bile edhe më tej shumë njerëz ishin dhe vazhdojnë të jenë të  preokupuar me çështjen e kurbanit dhe për çdo ditë kamë thirrje të  shumta telefonike dhe pyetje gojore në lidhje me dispozitat e këtij riti  fetar, gjë që me kënaqësinë më të madhe ju përgjigjem pyetjeve të  tilla, ngase ajo jap me kuptuar se njerëzit duan të bëjnë diç për Zotin e  tyre të cilin e besojnë. Duan ta ofrojnë një punë të mirë tek Allahu me  të cilën Ai është i kënaqur dhe i shpërblen për te, bile jo rrallë herë  pyesin edhe për të vdekur se a bënë të therim për ta kurban, çka jep me  kuptuar se  populli ynë i kushton një rëndësi të veçantë çështjes së  kurbanit. E është interesant se çështja e kurbanit ka qenë prezente tek  populli ynë nga dita që kanë pranuar islamin dhe asnjëherë nuk është  ndërprerë, bile edhe gjatë periudhës komuniste njerëzit ani pse nuk kanë  shkuar as nëpër xhamia, e ndoshta edhe shumë gjëra tjera fetare nuk i  kanë kryer, por me gjithë atë kurban kanë therur. Me çka kuptohet se ky  popull gjithmonë e ka dashur këtë fe, është duke e dashur dhe ka me  vazhduar ta dojë me emrin e Allahut sa të jetë kjo tokë me njerëz.

 

Jo vetëm tek  shqiptarët mysliman, por anë e kënd botës ku ka mysliman është e njëjta  gjë sa i përket therjes së kurbanit, ky ritë fetarë nuk është ndërprë  asnjëherë që nga koha e Profetit Ibrahim (paqja dhe mëshira e Zotit  qoftë mbi te), diku para rreth pesë mijë viteve, i cili ishte i pari që  theri kurban dhe vazhdoi më pas tek pasardhësit e tij dhe gjeneratë pas  gjenerate deri sot dhe do vazhdoi edhe më tej.

Fjala kurban do të  thotë sakrificë, me bërë diç për dikë, me u ofruar me diçka te dikush që  e donë, që ke nevojë për te, që te ai shpreson e kështu me radhë. E  këtu është fjala që me derdhjen e gjakut , gjegjësisht me therjen e një  shtaze për hir të Krijuesit, të ofrohemi tek Ai, ta fitojmë kënaqësinë e  Tij. Ani pse është në mënyrën simbolike, por me gjithë atë domethënien e  ka shumë të madhe, ngase vet esenca e këtij kurbani na kujton  sakrificën e parë , na kujton Ibrahimin i cili vendosi ta bëjë kurban,  gjegjësisht ta theri të birin e tij për hir të Allahut, duke i dëshmuar  Atij se  askë nuk e do më shumë sesa Atë dhe se për te është në gjendje  ta jap jo vetëm një pjesë të pasurisë, por edhe më të dashurin e  shpirtit, djalin e vetëm Ismailin i cili i lindi në pleqëri, diku rreth  moshës nëntëdhjet vjeqare.  E për të cilin e kishte lutur Allahun që nga  rinia t’ia fali dhe tani më pasi u rritë djali, babai i tha: “Dhe kur  arriti ai (djali) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në  punë,(kur i bëri trembëdhjetë vite) ai (Ibrahimi) tha: “O djali im, unë  kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të pres ty. Shiko pra, çka mendon  ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh  mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!” (Kur’an, Safat:102). Edhe  babai edhe biri që të dy kuptuan se urdhëri i Allahut nuk duhet kthehet  prapa edhe se nëse është në pyetje që edhe biri të sakrifikohet vetëm e  vetëm për ta fituar kënaqësinë e Zotit dhe për ta quar në vend urdhërin  e Tij, atëherë ajo duhet të bëhet. Le të bëhet kurban biri, le të bëhet  kuban edhe pasuria , le të jap çdo, por jo edhe dashurinë e Allahut.  Ngase ajo është më e shtrenjët se çdo gjë tjetër. Therja kurban të birin  jap me kuptuar se asgjë në dynja nuk guxon ta zë vendin e Allahut në  zemrën e njeriut dhe se askënd nuk bënë njeriu ta doj më shumë sesa  Zotin e tij. Kjo është shkalla më e lartë e devotshmërisë, e  përkushtimit ndaj Atij që jeta dhe vdekja jote janë në dorën e Tij.

E kur Ibrahimi e  arriti këtë shkallë të devotshmërisë së bashku me të birin e tij, ani  pse i biri shumë i ri, por shumë i pjekur dhe i vetëdijshëm, atëherë  Allahu i Madhëruar nuk e la të dashurin e Tij ta theri të birin, por i  tha: “ E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit dhe e përmbysi atë  në fytyrë (në ballë).  Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim!” Ti tashmë e  zbatove ëndrrën (urdhërin)! Ne kështu i shpërblejmë të mirët! Vërtet,  kjo ishte sprovë e qartë. Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të  rëndësishëm” (Kur’an, Safat: 103-107). Ia zbriti një dash të madh dhe i  tha: there këtë si shenjë sakrifice, si shenjë devotshmërie e  përkushtimi ndaj Meje.  Po të nderuar nuk e ka fituar njeriu kënaqësinë e  plotë të Zotit të tij derisa mos të jetë në gjendje të bëjë çdo gjë për  hir të Tij, nëse është nevoja ta sakrifikoj edhe më të dashurin, më të  mirin, më të ëmblin. Nuk guxon askush ta zë në zemrat tona vendin e  Allahut, ngase Ai na ka krujuar, të Tij jemi, tek Ai kemi me u kthyer,  për askë nuk kemi më shumë nevojë sesa për te. E i lumtur është ai i  cili e njeh Atë, e cili i përkushtohet Atij, jeton për Te dhe fiton  kënaqësinë e Tij.

Jemi në prag të kurban  bajramit, ne do festojmë këtu me familje e dashamir, ndërsa një numër i  konsiderueshëm i haxhinjëve nga mbarë bota tashmë kanë arritur në  vendet e shenjëta për ta kryer haxhin, për ta adhuruar Allahun atje.  Atyre Allahu ua pranoft atë adhurimë dhe u kthefshin shëndosh e mirë, të  pastruar nga mëkatet, ndërsa ne po e adhurojmë Zotin tonë këtu, me  bajram e me kurban. Allahu na i pranoft veprat e mira, na bëft më të  mirë e më të begatshëm, më unik e më të bashkuar. Amin, urime festa të  gjithëve.

Të ngjajshme

Konferenca në Mekë

Kushtrim Guraj

Njerëzit mund dhe duhet të jenë unikë edhe kur kanë mendime ndryshe

Kushtrim Guraj

Vjedhja, kjo dukuri e shëmtuar

Kushtrim Guraj

Misionet e pamundura të politikës kosovare

Kushtrim Guraj

Laicizmi në peshojë – Kush thotë se perëndimorët nuk kanë fe?

Kushtrim Guraj

Kosharja nga ditari im

Kushtrim Guraj

Sa janë largpamës parlamentarët tanë!?

Kushtrim Guraj

Femra, të drejtat e saj dhe aktualiteti

Kushtrim Guraj

Ezani nuk është zhurmë dhe nuk duhet të trajtohet si i tillë

Kushtrim Guraj