Rtv Pendimi

Kursani: Po krijohet një nënshtet i Serbisë brenda Kosovës

Jetësimi i marrëveshjes, ndërmjet Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe “Listës Serbe”, që kjo e fundit të bëhet pjesë në ministri  shumë të rëndësishmë të kabinetit  të qeverisë Mustafa, analisti politik Shpend Kursani, e sheh si një rikthim të ndikimit të Serbisë në Kosovë.

“Po tashmë është e qartë që u jetësua ajo çka disa kishim brengë që tashmë një vit. Pra kthimin e ndikimit të Serbisë në Kosovë, si asnjëherë më parë në 15 vitet e fundit. Duhet kuptuar qartë që Lista Serbe është subjekt i Serbisë në Kosovë, përmes të cilit ushtron ndikim por edhe e kushtëzon si krijimin, e po ashtu edhe funksionimin e qeverisë së Kosovës. Konsideroj që qeveria e Kosovës nuk ka qenë kaq shumë e varur ndaj Serbisë as në periudhën 1974-1989, sa është tani në vitin 2014. Por kjo po iu konvenon kryesisht PDK-së dhe LDK-së, andaj edhe po jetësohet – fatkeqësisht” ka thënë Kursani në një prononcim për Inlajm.

Ai thotë që kushtet të cilat i vendosi “Lista Serbe” janë haptas kushte  për të kushtëzuar funskioninimin e Kosovës, dhe pas pranimit të këtyre kushteve, Kursani thotë që Kosova nuk mundë të quhet më shtet “Kushtet e tyre kryesisht kanë të bëjnë me rritjen e ndikimit të Serbisë në Kosovë. Pra përmes themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, po krijohet një nënshtet i Serbisë brenda Kosovës, instrument të cilin Serbia do ta përdorë për ta kushtëzuar funksionimin e Kosovës. Pra vetëm shtet nuk mund t’i themi Kosovës. Ajo po shndërrohet në atë çka Serbia e donte që nga fillimi, “më shumë se autonomi e më pak se pavarësi”.

Sa i përket kërkesës së “Listës Serbe” që të jetë e pranishme edhe në Ministrinë e FSK-së ,dhe pranimit të sajë nga Thaçi dhe Mustafa, Kursani e konsideron të pa kuptimtë, dhe shton se të dy liderët kosovarë, me marrëveshjet që po bëjn me Serbinë, po i mundësojnë vetes qëndrimin në pushtet, dhe po mbrojnë veten nga burgosja” Në fakt Serbet gjithnjë e kanë pasur zv. ministrin e FSK-së, si dhe zv. ministrin e Punëve të Brendshme. Por tash po kërkojnë më shumë. Ata po kërkojnë ta kenë edhe zv. komandantin e FSK-së, dhe zv. drejtorin e AKI-së, pra që Serbia të jetë prezente në të gjitha strukturat e mundshme të sigurisë së Kosovës. Këto kërkesa janë të natyrshme të vinë nga Serbia, sepse qëllimi i saj është rritja e ndikimit të saj në Kosovë. Por është ë pakuptimtë shërbimi që PDK-ja dhe LDK-ja janë të gatshëm t’ia bëjnë Serbisë brenda Kosovës. Ku ta dimë se çfarë faji të madh kanë bërë këta që po pranojnë madje edhe kthimin e Serbisë. Duket sa kanë bërë krime të mëdha, e po mbrohen nga burgu duke qëndruar në pushtet e duke u vardisur me ndërkombëtarët të cilët po e ndërmjetësojnë këtë kthim spektakolar të Serbisë në Kosovë”

Kursani “Listën Serbe” e konsideron si pjellë të Serbisë në Kosovë dhe sqaron se tanimë Kosova është e varur nga Serbia në gjithçka “Beogradi nuk ushtron kontroll mbi “Srpskan”. Beogradi e ka krijuar “Srpskan”, kështu është krejtësisht i tyre. Po më lejoni këtu t’ua sqaroj këtë gjë me një skenar. Pa Serbinë tashmë nuk mund të krijohet qeveria e Kosovës, dhe pa Serbinë as nuk mund të funksionojë kjo Qeveri. Tash merreni me mend kur Isa Mustafa apo ndonjë përfaqësues i tij shkon në Bruksel për të negociuar me Serbinë. Si do t’i refuzojë Isa Mustafa kushtet e Serbisë, kur qeveria e tij, dhe liria e tij varen nga dëshira e Serbisë për ta mbajtur apo për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës, gjë të cilën mund ta bëje gjithsesi? Pra, Kosova është e varur ndaj Serbisë në gjithçka që është thelbësore dhe jetike për një shtet, të cilin më nuk e kemi” ka përfunduar Kursani./Inlajm/

TË NGJAJSHME