Kryeministri Albin Kurti të dielën është takuar me teologun Elvis Naçi, të cilin e ka falënderuar për punën e palodhshme dhe kontributin e tij për komunitetet në nevojë.
“Shoqëria jonë shquhet për vlera dhe karakterin humanist. Çdo gjeneratë ka pasur në mesin e tyre veprimtarë humanistë që kanë marrë përsipër misione fisnike për t’i dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë”, u shpreh kryeministri Kurti.
Kujtojmë se dje është vendosur gurthemeli i ndërtimit të lagjes së re në Podujevë ku do të ndërtohen shtëpi dhe infrastruktura përcjellëse për familjet në nevojë të kësaj komune. Ky projekt humanitar me vlerë prej 1 milion euro, po mundësohet nga fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët”.