Rtv Pendimi
Lajme

Kurti: Tarifa 100 për qind hiqet porsa të vendoset reciprociteti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se tarifa 100 për qind do të hiqet shumë shpejt dhe do të zëvendësohet masa e reciprocitetit ndaj Serbisë, transmeton Anadolu agency (AA).

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti theksoi se në këtë drejtim, do të fillojnë shumë shpejt t’i përgatisin Doganat e Kosovës.

“Tarifa 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100 për qind hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë”, ka shkruar Kurti.

Ai tha se “si Kryeministër i Republikës së Kosovës, e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100 për qind”.

Në fund, kryeministri kosovar ka shtuar se pret nga Serbia të deklarohet se ka vullnet ta ndalë “fushatën për çnjohjet”.

“Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, përfundoi Kurti.

Kryeministri Kurti dhe partnerët e koalicionit qeverisës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë theksuar edhe më herët gatishmërinë për heqjen e taksës, por që ajo të zëvendësohet me masë reciprociteti në “aspektin politik dhe atë ekonomik” për shtetin serb.

Qeveria e Kosovës i vendosi tarifë 100 për qind mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina në nëntor të vitit 2018.

Mekanizmat ndërkombëtarë kanë kërkuar vazhdimisht nga ajo kohë heqjen e kësaj mase.

Të ngjajshme

Turqia godet elementet e regjimit në Siri

Hevzi Hasani

Kinë, numri i të vdekurve nga koronavirusi rritet në 2.790

Hevzi Hasani

Japonia mbyll shkollat për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit

Kushtrim Guraj

Kurti: Gjyqësori të merret me nënshkrimin e marrëveshjes së fshehtë mes Thaçit dhe NATO-s

Kushtrim Guraj

Itali, kreu i rajonit të Lombardisë në karantinë për shkak të Covid-19

Kushtrim Guraj

Kërkesat për azil në BE u rritën me 13 për qind në vitin 2019

Kushtrim Guraj

“Institucionet kosovare dështuan në mbrojtjen e fëmijëve viktima të abuzimit”

Kushtrim Guraj

Vogëlushja Selva që luante “lojën e luftës” në Siri, tashmë luan me lodra të vërteta në Turqi

Kushtrim Guraj

Mulla Sead Paçarizi, zgjedhet Kryetarit i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë

Kushtrim Guraj