Dijetarët e thonë një fjali:
“Nuk të bën dobi kujdesi kur të ndodh Kaderi”.
Megjithatë kompanitë turistike dhe udhëtimet me autobus duhet të kujdesen për rregullsinë e autobusave me të cilat bartin udhëtarët. E njejta vlen edhe për të tjerët që udhëtojnë me makinat e veta. Para çdo udhëtimi duhet kontrolluar autobusin dhe duhet paraparë të gjitha skenaret dhe mënyrat e shpëtimit në raste emergjente.
Në këso fatkeqësi të këtyre përmasave duhet ti kuptojmë disa gjëra:
1- Kujdes për mënyrën se si e përhapim lajmin në rrjetet sociale, kujdes si ua tregojmë lajmin familjarëve dhe kujdes nga spekulimet dhe desinformatat që plasohen në raste të tilla.
2- Autobusët duhet të kontrollohen rreptësisht edhe nga kontrolli teknik edhe nga vet kompania dhe stafi teknik që kanë ata. Krejt ata që kanë lejuar kalimin e kontrollit teknik pa i përmbush standardet dhe kushtet kanë hise në mëkatin e kësaj katastrofe. Kur e merr ryshfetin ai që e kalon kontrollin teknik i vjen mirë, mirëpo sot le ti thahet pështyma në fyt nga kjo tragjedi e madhe krejt atyre që janë të pavëmendshëm gjatë kontrollit teknik të autobusave, të cilët bartin nga 50 shpirtëra!
3- Kur të ndodh Kaderi, nuk na mbetet gjë tjetër pos dorëzimit dhe durimit e lutjes drejtuar Allahut që t’i fal dhe mëshiron të vdekurit, e kjo fatkeqësi që u ka ndodh qoftë falje mëkatesh për ta dha ngritje gradash në Xhenet!
Edhe një herë lusim Allahun të vdekurit t’i mëshiron, të lënduarit t’i shëron kurse familjarëve tua freskon zemrën me sabër e gajret!