KUSH ËSHTË FAJTOR PËR ANALFABETIZMIN E SHQIPTARËVE?

Regjistrimet e fundit të popullsisë në Kosovë sollën befasi, të këndshme e të hidhura, por gjithsesi realitete të pamohuara. Na vërtetuan përqindjen fetare, na dhanë shifrat e popullsisë, që nuk dolën si thuheshin, e edhe na trishtuan me një të vërtetë të cilën do ta debatojmë në këtë artikull.

Statistikat zbuluan se Kosova, ndoshta me të vetmin potencial, i prin Evropës për analfabetizëm. Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë tregojnë se 55 mijë qytetarë të Kosovës janë analfabetë të plotë, që nuk dinë shkrim dhe lexim, derisa analfabetë funksionalë që dinë shkrim dhe lexim, por nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë që e shkruajnë,  janë 82 mijë 188 persona.

 

Mosha e personave analfabetë të plotë dhe analfabetë funksionalë nuk është publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, por në këto të dhëna hyn popullata e moshës mbi 10-vjeçare.

Vërtet shifra trishtues dhe shqetësues, në shekullin njëzet e një të ketë kaq qytetar analfabet?! Kjo është për tu çuditur. Por edhe më shumë është për tu çuditur fakti se vet qeveria jonë, konkretisht ministria e arsimit e cila është përgjegjëse kryesore për mësim dhe dije, po ndikon në mënyrë indirekte që ky fenomen të vazhdoi të jetë prezent, ngase ajo edhe më tej i përzë vajzat nga shkolla, nga vatra e dijes, nga shtëpia ku mësojnë shkrim e lexim, ku marrin dije e shkencë dhe atë vetëm pse e kanë një copë stof në kokat e tyre! E bije pyetja: Vajza e tillë ku mund ta mësoi analfabetin, shkrim leximin, ku të pajiset me dije, nëse dyert e shkollave ju mbyllën?! E nëse thotë dikush se: mos të mbulohen ato fare, por ta vazhdojnë shkollën, e më pas të bëjnë çka të duan?! Atëherë kjo i bije se, ne ua kemi cenuar të drejtat e tyre për vendosje, ua kemi cenuar lirinë fetare dhe i kemi prekur në lirinë personale për praktikimin e bindjeve fetare. E një gjë e tillë është zullum dhe e pa drejt.

Andaj Agjencia e Statistikave të Kosovës këtë statistikë dhe këtë shqetësim duhet tua dërgoi qeverisë , përkatësisht ministrisë së arsimit, sepse ata e kanë në dorë, a ta lënë këtë shoqëri analfabete, apo ta çojnë para me shkencë, me dije sikurse edhe me gjërat tjera?!

Është për tu çuditur fakti se gjithë andej nëpër Evropë thuajse kudo që shkon sheh femra të mbuluara, nëpër shkolla, spitale dhe çdo kund në jetën publike. Bile edhe në klasat e ulëta. Dhe jo vetëm kaq por në shumë vende mësohet edhe feja Islame si lëndë zgjedhore apo obligative, varet prej shteteve dhe republikave brenda një shteti. E dihet fakti se ato shtete nuk janë Islame, por janë të krishtera, por me gjithë atë kanë një respekt të jashtëzakonshëm për muslimanët  duke ua dhënë të drejtat e tyre. E sa për ta vërtetuar këtë vlen të ceket fjala e ish kryetarit të Gjermanisë i cili në njërin prej fjalimeve të tij mes tjerash pat thënë: “Islami është pjesë e shoqërisë sonë”, e ngjashëm me këtë para pak ditësh e pat thënë edhe kancelarja Gjermane Angela Merkel. Ndërsa qeveria jonë me gjithë faktin se është zgjedhur nga rreth 96% mysliman, me gjithë pretendimin se kanë një kushtetutë shumë të avancuar, megjithatë ne nuk jemi duke e parë atë avancim, nuk i kemi të drejtat tona të plota përderisa shkelet e drejta e qytetarëve të saj, përderisa përjashtohen femrat nga shkolla për shkak të një shamie e cila tregon identitetin e saj, paraqet lirin e saj fetare, në Kosovën e lirë.

Tashmë filloi viti i ri akademik, ndërsa ai i shkollave të mesme e fillore ka filluar më parë, por jo të gjitha vajzat e këtij  populli, të kësaj shoqërie po kanë këtë fat të studiojnë, ta mësojnë shkrimin e leximin, sepse është dikush që po i ndalon, është dikush që ende mendon se të gjithë duhet të mendojnë e të veprojnë sipas dëshirës dhe tekave të tij, njësoj si në komunizëm. Si duket dikush ende mendon se mundë të bëjë çfarë të dojë, mendon se koha moniste ende nuk ka përfunduar. Allahu i drejtoftë të gjithë, e shpresojmë që qeveritarët tanë ta kenë parasysh edhe këtë çështje dhe të qëndrojnë krah popullit duke ua plotësuar kërkesat e tyre, nevojat e tyre elementare në veçanti pasi tani më jemi shtet pa mbikqyerje nga ndërkombëtarët, ashtu që askujt nuk mund t’ia hedhim fajin. Kaq kësaj here dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër selam alejkum.