Rtv Pendimi

“Kush ha ngadalë, ha më pak dhe qëndron i shëndetshëm”

Mos nxitoni, ju lutem!
Hani ngadalë, pa nxitim. Në këtë mënyrë do të qëndroni në formë dhe të shëndetshëm.
Keni dëgjuar thënien: “Kush ha ngadalë, ha më pak dhe qëndron i shëndetshëm”.
Në përgjithësi dihet se është më mirë të hani ngadalë sesa të hani ushqim duke e kullufitur. Një studim i botuar në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism i jep kësaj të dhëne një vulë zyrtare, shkencore.
Vullnetarët nga Spitali i përgjithshëm Laiko në Athinë, Greqi, konsumuan 300 gram akullore gjatë studimit.
Ata kishin 30 minuta kohë për ta ngrënë. Disa e hëngrën atë në çast, ndërsa të tjerët përfituan nga koha e caktuar me ngadalë dhe qetësi.
Shkencëtarët monitoruan një numër të caktuar të treguesve të gjakut para se të konsumonin akullore dhe pastaj çdo gjysmë ore deri në tre orë e gjysmë pas ngrënies.
Në gjak u kontrolluan insulina, glukoza, yndyra dhe dy hormone të veçanta që gjenden në gjak kur trupi është i mbushur dhe kur është e nevojshme të ndalohet konsumimi i tij.
Atyre që u lanë më shumë kohë për të ngrënë kishin nivele më të larta të këtyre hormoneve, kështu që i bënin të ditur trurit në kohën e duhur se ushqimi i gëlltitur është i mjaftueshëm.
Përfundimi është se duke ngrënë ushqim shumë shpejtë, ne parandalojmë që hormonet të njoftojnë trurin në kohë kur është e mjaftueshme. Këtyre hormoneve ju duhen rreth 20 minuta pas fillimit të një vakti për t’u formuar fare.
#samireademilutolli

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH