Nëse të është mërzitur jeta,mos u bën pesimist,mos dysho,
ço duartë lartë,bën dua,nga All-llahu ndihmë kërko.
.
Mos lyp nga njeriu,gjithmonë kerko nga All-llahu,
Ai është që sjellë akshamin, e që sjellë sabahun.
.
E ti mos u bën,përbuzës si shejtani kur devijoi,
harroi krejtësisht i gjori, se kush e krijoi.
.
Habitem me disa njerëz,mahniten me një skulpturë ,fotografi piktori,
me gojën plotë konfirmojnë,se e ka pikturue filan autori.
.
Kur i pyet,po kush ju krijoi juve,ju s’jeni skulptura,s’jeni piktura,
thonë,na u krijuam rastësisht,të parët tanë ishin majmuna.
.
Subhan All-llah,sa poshtë ulin veten,Krijuesin mohojnë,
e kan humbur rrugën,s’dijne se kah po shkojnë.
.
Xhemil Sadiku