KUSH NUK I FALËNDERON NJERËZIT NUK E FALËNDERON ALLAHUN

Falënderim për çdonjërin që më mësoi, ngase la gjurmë në jetën time.

Falënderim për çdonjërin që më këshilloi, ngase më dha kurajo për të realizuar më shumë.

Falënderim për çdonjërin që më dhuroi trëndafila, vetëm se e ngjyrosi jetën time.

Falënderim për çdonjërin që më dhuroi dashuri të sinqertë, vetëm se më mësoi se dynjaja është në mirësi.

Falënderim për çdonjërin që më tha ti je shoku im, vetëm se i dhuroi jetës sime kuptim.

Falënderim për çdonjërin që më kapi për dore atëherë kur gabova, vetëm se më dha një mundësi tjetër për përmirësim.

Falënderim për çdonjërin që më përgojoi, sepse më pakësoi nga gjynahet e mia.

Falënderim për çdonjërin që më bëri të qaj, sepse ai ma pastroi zemrën nga dhembjet.

Falënderim për çdonjërin që tallej me mua, sepse më mësoi sfidën dhe vullnetin.

Falënderim për çdonjërin që më dëmtoi, sepse e bëri që mes lutjes sime dhe Allahut të mos ketë perde.

Falënderim për çdonjërin që më braktisi kur kisha më së shumti nevojë për të, vetëm se më bëri më të fortë në ballafaqimin e jetës.

Falënderim për çdonjërin që mbjelli thera në trupin tim, ngase më mësoi si të bëj durim gjatë dhembjeve.

Falënderim për çdonjërin që më goditi me thikë pas shpine, vetëm se më mësoi se besimi nuk i jepet çdonjërit.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU