Lajm i gëzueshëm për të gjithë botën! Kancerit po i vjen fundi?!

Një vaksinë universiale kundër kancerit është në horizont pas zbulimit të shkencëtarëve se si t’i bëjnë qelizat e imunitetit ta luftojnë çdo lloj të kësaj sëmundje.

Terapia e re përfshinë injektimin e grimcave të vogla të kodit gjenetik në trup që udhëtojnë deri te qelizat e imunitetit dhe i mësojnë ato s’i t’i njohin kancerët e caktuar, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht se shkencëtarët më herët kanë treguar se është e mundshme t’i mësojnë qelizat jashtë trupit për t’i zbuluar kancerët, tani është hera e parë që ka ndodhur me qelizat e brendshme.

Dhe, për shkak se kodi gjenetik mund të programohet për çdo lloj kanceri, kjo do të thotë se teknika mund të jetë universale. Të gjithë doktorëve do t’iu duhej një profil gjenetik i tumorit për ta përgatitur vaksinën e cila përveç që e lufton këtë sëmundje, edhe e parandalon rikthimin e saj.

Testimet e bëra tek minjtë kanë treguar se vaksina kishte shkaktuar një kundër përgjigje të fortë të imunitetit përderisa testimet në tre pacientë me kancer të lëkurës kishin demonstruar se trajtimi mund të tolerohet.

Ekipi i këtij studimi ishte fokusuar në një klasë të qelizave të imunitetit të quajtur “qelizat e degëzuara” të cilat vazhdimisht janë në kërkim të pushtuesve të huaj në trup. Në momentin që një qelizë e tillë e zbulon një qelizë të huaj si kanceri, ajo i kap molekulat nga sipërfaqja dhe i prezanton tek qelizat vrasëse T.

Sidoqoftë, qelizat kanceroze duken shumë të njëjta me qelizat normale, prandaj sistemi i imunitetit zakonisht i shmangë ato.

“Pasi që vaksina është testuar vetëm në tre pacientë, vlen të ceket se duhet të bëhen testimet më të mëdha për të konfirmuar funksionin dhe sigurinë e vet, përderisa hulumtimet tjera do të vendosin nëse vaksina i shëron edhe llojet tjera të kancerit”, kanë treguar autorët e këtij studimi.

Hulumtimi është publikuar në revistën Nature. /Telegrafi/