Rtv Pendimi

Lajme, prej andej Beogradit!

Kur isha i vogël, dëgjoja bisedat e të vjetërve, kur ata revokonin kujtimet e të kaluarës, kur shkonim për punë në Beograd, e “Banat”. Kujtonin vuajtjet, të hidhurat, e shumë sprova tjera.

Më vonë, përsëri zihej në gojë Beogradi, nëpër ndeja e pasdarke, por muhabeti bëhej për ambasadat e shteteve, pritja e gjatë për viza, etj.. Pra përsëri kujtime nga vuajtjet.

Kohëve të fundit qasja ka ndryshuar në drejtim të Beogradit, tani kemi habere tjetër fare. Selame dhe kujtime që na bëjnë përshtypje pozitive për gjendjen fetare, interesimin e komuniteteve për Islamin.

Më ndodhe shpesh, që në xhami të na vizitojnë mysafir të ndryshëm, disa prej tyre ndalen për të na përshëndet, kur i pyes nga jeni? Përgjigjen: jemi nga Beogradi, Zemuni, Nishi, atje jetojmë, punojmë. Kur po ia jep një shikim pamjes tyre vërtetë pamje prej myslimani, veshja, eleganca, mjekra; tamam dukje myslimani.

Gjithsesi se po jam kureshtarë dhe po pyes për gjendjen e tyre, si po jetojnë dhe jetën fetare si po e organizojnë, etj..

 Të nderuar lexues!

 Tani, haberet nga Beogradi, po vijnë më ndryshe dhe përgëzuese.

Kësaj radhe kemi habere edhe të drejt për drejta, nga miqtë dhe dashamirët e Islamit që jetojnë dhe veprojnë në ato hapësira. Kësaj here po ndajmë bisedën dhe rrëfimet nga një hoxhë i nderuar i cili na sjellë habere për të cilat, çdo zemër imanlie, gëzohet.

Emin Zejnullahu, hoxha i cili jep habere të mira.

Emini, i lindur më 1984, është me origjinë nga qyteti i Lipjanit (Kosovë), i cili jeton në Zemun Polje. Ka të mbaruar Medresën e mesme në Beograd, tani vazhdon studimet në fakultetin e studimeve Islame në Beograd (Fakulteta Islamskih nauka, http://www.fin.edu.rs/).

Hoxha i nderuar Emini, është imam xhamie në Zemun Pole. Ai kryen edhe detyrën e Kryeimamit dhe mësimdhënës i lëndës fetare në shkollën fillore.

Emin efendija, i përket komunitetit shqipfolës ashkali. Hoxha i nderuar na tregon:

 “Si imam xhamie vazhdojmë me aktivitete fetare në xhami, duke mbajtur ligjërata, zhvillojmë mësim besimin për nxënësit e moshave të ndryshme. Një shumicë e vajzave janë të mbuluara, po ashtu edhe dalin në qytet të Zemunit dhe Beogradit.”

Hoxha Emin vazhdon dhe na tregon:

 “Pasi që jemi në detyrën e Kryeimamit në Mexhlisin e Zemunit, kemi organizuar lëndën e mësimit fetarë Islam në gjashtë (6) shkolla; në pesë(5) shkolla fillore dhe në një (1) shkollë të mesme. Numri i nxënësve mysliman është 400, prej tyre 200 nxënës mësojnë në shkollën kryesore të Zemunit, 120 prej tyre mësojnë në një shkollë tjetër të Zemun Polje, ndërsa 80 nxënës në lagjen Batanjic.”

“Nxënësit i kemi prej disa komuniteteve, si: goran, boshnjak, ashkalinj, rom, dhe po ashtu kemi edhe shqiptarë.”

“Unë (hoxhaEmin) jap mësim në shkollë që nga viti 2006, po ashtu kemi edhe hoxhallarë tjerë si: hoxhallarët Bajram Shabani, Sabir Ibiseviq. Po ashtu edhe dy mualime: Lejla Alomerovic, jep mësim në shkollën “Branko Peshiq”, kurse Erna Hajrovic jep mësim në shkollën “Sutjeska”. Mësimdhënëset vazhdojnë punën nëpër shkolla me mbulesë.”

Hoxha Emin rrëfen:

“Ne kemi të drejtë të shkojmë në shkollë edhe me ahmedi (çallmë)  dhe xhube.”

“Ku ka mysliman dhe na lajmërohen (paraqiten), shkojmë i anketojmë prindërit, paraqesim kërkesën në shkollë, dhe menjëherë fillojmë mësimin, pa probleme.”

“Kurse në Beograd mësohet mësim lënda fetare Islame mbi 20 shkolla.”

Të nderuar lexues!

Këto habere dhe shumë të tjera më shtynë që ti shkruaj këto pak fjalë, prej shumë angazhimeve dhe aktiviteve që zhvillojnë vëllezërit tanë në hapësirat e Beogradit dhe Zemunit.

Dëshiroja që pak të tërheq vëmendjen, se kemi për detyrim që ti mbështesim vëllezërit tanë në Beograd, e të interesohemi për gjendjen e tyre. Sigurisht që kemi shumë shqipfolës nga komuniteti ashakli, që kanë nevojë për literaturë Islame në gjuhën shqipe. Duke filluar nga doracak të Islamit shkurtimisht që përfshin kushte e Islamit Imanit, falja e namazit, etj..

Të nderuar lexues!

Hoxha i nderuar Emin efendija, më gëzoi me këto habere. Ja pra këtë doja ta ndaja edhe me juve, dashamirë të Islamit.

Për fund!

Vëllezërit tanë të Islamit, që jetojnë edhe në hapësirat e Beogradit, ata, kujtoni në duatë tuaja, Allahu ju mëshiroftë.

O Allah!

–        Na mëshiro, na falë, prano pendimet tona!

–        Ndihmoje Islamin dhe myslimanët.

–        Lehtësoje shtrirjen e Islamit edhe në këto vende.

 

Ulvi Fejzullahu.

 

 

 

 

TË NGJAJSHME