Rtv Pendimi

Lajmet në Facebook do të jenë të gjitha me pagesë

Brenda këtij viti rrjeti social Facebook do të ndryshojë për sa i përket kategorisë së lajmeve. Në fakt të gjitha lajmet do të jenë me pagesë. Të ardhurat do të shkojnë për agjencitë përkatëse të lajmeve.

Facebook konfirmoi se brenda vitit 2017 lajmet në rrjetin social do të jenë me pagesë, falë marrëveshjes me 10 agjenci ndërkombëtare lajmesh. Testimet për formulat dhe mënyrat e abonimit do të kryehn brenda pak kohësh. Të ardhurat do të shkojnë për agjencitë e lajmeve dhe pagesat nuk do të bëhen me anë të internetit.

Modelet e publikimit të lajmeve do të jenë dy, i pari do të lejojë leximin falas deri në një numër të caktuar artikujsh dhe i dyti do të jetë një version falas për ato lajme që agjencitë do të vendosin të publikojnë pa pagesë.

Me rreth 2 miliardë përdorues, rrjeti social Facebook i jep kështu një ndihmë të madhe agjencive të lajmeve edhe në fushën e lajmeve të rreme. Në këtë fushë, sipas Facebok do të jetë më e lehtë në të ardhmen që të sinjalizohen lajme të rreme.

TË NGJAJSHME