Lakra me krahë pule

Lakra me krahë pule

Krahët e pulës dhe lakra janë kombinimi i duhur për këtë recetë. Provojeni me këtë mënyrë gatimi, që do ta bëjë akoma më të shijshme

Përbërësit:

– 8 krahë pule;
– 1 qepë,
– 1 lakër e madhe;
– 2 karota;
– 2 domate + 1 lugë pure domatesh;
– 1 lugë e vogël spec i kuq i bluar;
– 1 lugë e plotë qimjon;
– 1 lugë shtërmen;
– vaj;
– kripë;
– piper.

Përgatitja:

Lakrën e pastruar priteni imët. Nxehni vajin në tenxhere dhe fërgoni qepën e grirë.

Shtoni specin e kuq të bluar, përzieni që të fërgohet dhe qitni karotat e grira, domatet dhe pastaj lakrën.

Mbulojeni tenxheren dhe lëreni të marinohet derisa lakra të zbutet.

Kohë pas kohe përzieni. Në fund shtoni erëzat e tjera.

Në një enë të lyer për pjekje radhisni krahët e pulës. Sipër shpërndajeni lakrën dhe lëreni që të piqet derisa të përfundojë pjekja.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.