Lakror misri me hithra

Një recetë e vjetër e shëndetshme që do ta pëlqejnë të gjithë

Nevojiten:

– 3 vezë,
– 100 g ajkë,
– 1 lugë kajmak,
– 1 lugë yndyrë apo gjalpë,
– 500 g hithra të reja,
– 100 g djathë të imët,
– pak jogurt,
– 100 g miell të bardhë,
– 1 qeskë për ëmbëlsira,
– pak kripë,
– 400 g miell misri.

Përgatitja:

Hithrat zieni dhe pasi t’i kulloni shtoni vezët, djathin, ajkën, kajmakun, gjalpin, jogurtin dhe tundni.

Shtoni kripë dhe miellin, pluhurin për ëmbëlsira dhe miellin e misrit.

Të gjitha bashkoni dhe piqni në furrë në 220 gradë Celsius rreth gjysmë ore.