Rtv Pendimi

Lamtumirë Internet Explorer,vjen shfletuesi i ri nga Microsoft

Microsoft zbuloi dje shfletuesin e ri të Windows 10 të quajtur ‘Spartan’, dhe tani siç duket është koha që t’i themi lamtumirë shfletuesit Internet Explorer.

 Internet Explorer ishte këtu që 20 vite, por tani siç duket është koha që të përshëndetemi me të.Raportet e mëhershme që tregonin se Microsoft është duke punuar në një shfletues të ri tani janë vërtetuar. Kjo u bë e ditur dje kur Microsoft e bëri këtë zyrtare gjatë prezantimit të Windows 10, transmeton Lajmi.net.

Internet Explorer gjatë dy dekadave kishte ndërtuar një reputacion jo shumë të mirë, për shkak të punës së ngadalshme të tij, dhe tani kompania përmes këtij shfletuesi krejtësisht të ri dëshiron që t’i rikthejë përdoruesit e humbur që kaluan në shfletuesit e tillë si Mozilla Firefox, Chrome apo Safari.
Përveç se është më i shpejtë, me një dizajn krejtësisht më të mirë, shfletuesi vjen me një integrim të Cortana-së, asistenti me zë i Microsoft, i cili do të ju ndihmojë të gjeni informacione në Web më lehtë.

Se edhe për sa kohë do të ekzistojë IE varet krejt nga suksesi i Spartan.

TË NGJAJSHME