Ushqimi i mirë do të thotë jetë e gjatë dhe e shëndoshë. Në qoftë se ushqeheni me rregull do të jeni më të disponuar dhe më të qetë. Koha dinamike ka bërë që shpeshherë të jemi të shqetësuar, por refuzojmë tableta që ta zvogëlojmë stresin.
Në qofte se shpesh vuani nga kjo sëmundje shumë e përhapur në botë, është mirë që të konsumoni këto ushqime të cilat kryesisht janë të pasura me vitamina B, C dhe E dhe me minerale magnezium, mangan, selen dhe zink. Në këtë grup të ushqimeve bëjnë pjesë pjepri, shalqiri, portokalli, limoni, citroni, luleshtrydhja, fiku, molla perime me gjethe të gjelbra, domate, bizele, panxhari i kuq, brokoli, karota, fara nga kungulli, luledielli, susami, bademe etj. Nuk duhet lënë anash as vezët, qumështin, mishin e pulës dhe mishin e qengjit. Përkundër faktit se kjo do t’ju japë më shumë energji, ky ushqim do t’u ndihmojë edhe gjatë zgjidhjes se problemeve me organet e tretjes.