PRI_188649922

Lavatriçja shpërthen në mes të punës dhe shkatërron kuzhinën (FOTO)

Një grua skoceze thotë se ajo ka menduar se një bombë kishte shpërthyer në shtëpinë e saj kur lavavtriçja e saj shpërtheu në mes të rrotullimit.

Laura Birrell postoi fotografi tronditëse të shkatërrimit të kuzhinës, pasi makina e rrobave shpërtheu dhe me këtë rast, ajo paralajmëroi njerëzit të mos dalin nga shtëpia pa e fikur atë.

Prodhuesit po hetojnë incidentin për të cilin Laura tha se shkatërroi gjithçka përreth. Kapaku i sipërm i makinës është hedhur në erë, duke lënë copa të mëdha plastike dhe qelqi të shpërndara nëpër dysheme, shkruan Metro.co.uk, transmeton Klan Kosova.

Laura Birrell's blown up Indesit washing machine.

Ajo shpërndau imazhet në Facebook si paralajmërim për të tjerët në lidhje me lënien e makinës larëse të ndezur kur nuk janë në shtëpi. Laura tha: “Kam dëgjuar shpesh që mos e lini makinën tuaj larëse kur të dilni nga shtëpia. Epo sot jam e kënaqur që nuk dola askund pasi lavatriçja ime shpërtheu fjalë për fjalë. Për fat të mirë unë isha aty pasi tymi filloi të dilte, kështu që unë shpejt e fika atë.

Ajo vazhdoi: “Unë kurrë nuk do ta lë ndezur atë kur të dalë jashtë shtëpisë”.

Laura Birrell's blown up Indesit washing machine.