Rtv Pendimi

Lazanja me mish

Lazanja me mish të grirë

Përbërësit:

– 1 pako me petë lazanje,
– 1 qepë,
– 1 karrotë,
– 1 degë selino,
– mish të grirë,
– djathë të grirë të tipit parmixhan,
– salcë domatesh rreth 1/2 shishe,
– 2 lugë vaj,
– kripë, piper, borzilok,

Per beshamelin
-1/2 liter qumesht
-1 veze
-5 luge miell

Pergatitja:

Në një tenxhere me vaj, kaudisim lehtë qepën, karrotën dhe degën e selinosë të prera imët. Shtojmë mishin e grirë dhe e lemë mbi zjarr të ngadalte derisa të pijnë lëngjet e veta. I rregullojmë me kripë e piper dhe i shtojmë salcën dhe një pjesë ujë, për ta bërë të hollë dhe në fund i hedhim borzilokun.

Ndërkohë përgatisim salcë beshamele:

1/2 liter Qumeshtin i shtojme 1 veze 5 luge gjelle miell dhe e vendosim ne zjarr te ngadalte derisa te krijohet nje mase e trashe
Në nje tavë, hedhim pak salcë mbi siperfaqe dhe vëmë shtresën e parë me petat e lazanjës. Mbi të hedhim djathë të grirë, dhe pak nga salca qe pergatitem. Veprojmë kështu për 4-5 shtresa. Sipër, mbi shtresën e fundit, hedhim beshamelë dhe djath te grirë, që gjatë pjekjes te krijojë kore.

E pjekim ne 200° derisa të marrë ngjyrë.

Ju bëftë mirë!

TË NGJAJSHME