Lazanje me mish pule dhe hudhra: Ushqim që jep forcë ditëve të dimrit!

Një gatim shumë interesant për t’u shërbyer sidomos në ditë pushimi, në një tavolinë me miq apo familjarë

Nevojiten:

– 100 g gjalpë,
– 2 lugë vaj,
– 400 gramë mish të bardhë pule,
– kripë dhe piper,
– 40 thelpinj hudhre,
– 1 lugë miell,
– 300 mililitra ujë mishi pule;
– 100 mililitra ajkë për zierje,
– një kore e grirë limoni,
– 1 degëz rozmarine,
– 200 gramë kërpudha,
– 1 litër qumësht,
– pak miell,
– petë për lazanje,
– 100 gramë kaçkavall.

Përgatitja:

Në një tenxhere të thellë nxehni vajin dhe 50 gramë gjalpë dhe shtoni 400 gram mish të bardhë pule të prerë në copa dhe marinoni dhjetë minuta.

Shtoni kripën dhe piperin dhe kur mishi i pulës pothuajse të piqet, hiqeni mishin nga yndyra.

Në të njëjtën yndyrë ku është marinuar mishi shtoni 50 gramë gjalpë dhe 40 thelpinj hudhre dhe lini deri sa të ndryshojnë ngjyrën.

Kur masa të vlojë dhe të dendësohet, shtoni ujin e mishit të pulës, lëvoren e bluar të limonit, degëzën e rozmarinës, pak ajkë për zierje dhe lini të vlojnë.

Në tretjen e tillë ktheni mishin e pulës dhe qitni edhe pak krip dhe piper.

Të gjitha fusni në furrë që të piqen në 250 gradë afro 15 minuta. Gjatë asaj kohe në tigan fërgoni shampinjonët, por ndaras bëni beshamel nga 1 litër qumësht, gjalpi dhe mielli.

Lazanjën radhiteni në atë mënyrë që enën rezistuese ndaj zjarrit më parë qiteni pak beshamel dhe petë lazanje, pastaj tretjen me mishin e bardhë të pulës dhe hudhrën dhe sërish kore lazanje, pastaj kërpudha dhe beshamel dhe të gjitha derisa të mos e shpenzoni tretjen.

Përfundojeni me kore sipër të cilave do të qitni beshamel dhe kaçkavall të grirë në rende.

Piqni të gjitha 30 minuta në 200 gradë Celsius. Shërbeni të ngrohta!

Ju bëftë mirë!