Perberesit:
1 pako me pete llazanja,
1 qepe,
1 karrote,
mocarela ose djathe per pica,
1 dege selino,
mish te grire,
djathe te grire te tipit parmezan,
salce domatesh rreth 1 1/2-2 shishe,
2 luge vaj,
kripe, piper, borzilok,
Salce beshamele.
Pergatitja:
Eshte llazanja klasike italiane dhe shume e njohur tashme edhe ne tavolinat tona. Ne nje tenxhere me vajin, kaverdisim lehte qepen , karroten dhe degen e selinose te prera imet. Shtojme mishin e grire dhe e leme mbi zjarr te embel, derisa te pijne lengjet e veta. I rregullojme me kripe e piper dhe i shtojme salcen dhe nje pjese uje, per ta bere te holle dhe ne fund i hedhim borzilokun. Nderkohe pergatisim 1/2 lt salce beshamele, sipas recetes qe kemi ne albumin salca e konserva.
Ne nje tave, hedhim pak salce mbi siperfaqe dhe veme shtresen e pare me petat e llazanjes. Mbi te hedhim djathe te grire, copa mocarelash dhe salce ose dhe beshamele ( sipas sjijeve). Veprojme keshtu per 4 shtresa qe llazanja mos te jete e rende dhe e trashe shume ( duke pasur parasysh qe petet fryhen se jane me veze). Siper, mbi shtresen e fundit, mbi beshamele e salce, hedhim djathin e grire, qe gjate pjekjes te krijoje koren aq te shijshme. E pjekim ne 200° derisa te marre ngjyre. E leme te pushoje te pakten 20 minuta pas nxjerrjes nga furra dhe e sherbejme te ngrohte.
Perdorim nje salce me te holle, per te evituar zierjen e meparshme te petave te llazanjes.
Sipas deshires, mund te shtojme dhe copa proshute, duke patur parasysh qe sa me shume perberes i veme, aq me e rende ne kalori behet./tryeza.org
Ju befte mire!