Rtv Pendimi

Lëngjet e frutave për një shëndet të mirë

Flitet shumë shpesh për frutat, perimet dhe sidomos për vetitë e tyre pozitive në organizmin e njeriut. Përdorimi i tyre prej kohësh vazhdon të jetë më i këshilluari nga mjekët, sidomos nga dietologët.

Dihet që frutat janë të domosdoshme për trupin tonë. Por nuk duhet të harroni se lëngu i frutave të freskëta i bërë në shtëpi është më shumë i ushqyeshëm se sa ai i konservuari nëpër shishe, transmeton ksp. Më poshtë do t’ju paraqesim disa lloje lëngje frutash dhe përfitimet e tyre për trupin:

Lëngu i portokallit – përmban vitamina B dhe C, po ashtu dhe një sasi të madhe mineralesh si magnez, fosfor, kalcium dhe kalium. Lëngu i portokallit ndihmon sistemin e brendshëm të trupit. Lëngu i portokallit ndihmon në qetësimin e sistemit nervor, duke luftuar ankthin dhe pagjumësinë.

Lëngu i mollës – Lëngu i mollës është i pasur me vitamina B dhe C. Ai është i pasur edhe me minerale si kalciumi, fosfori, magnezi dhe kaliumi. Lëngu i mollës ndihmon për trajtimin e simptomave të artritit dhe qetëson dhe pastron sistemin e tretjes. Lëngu i mollës është i shëndetshëm edhe për trajtimin e konstipacionit dhe diarresë.

Lëngu i rrushit – Rrushi është i njohur për përmbajtje të vitaminave dhe mineraleve, duke përfshirë kalciumin, bakrin, jodin, fosforin, hekurin dhe kaliumin. Lëngu i rrushit ndihmon në rastet e kapsllëkut, për sëmundjet e zemrës, artritit, tuberkulozit, problemet e mëlçisë, hemorroideve dhe alergjive të ndryshme.

Lëngu i limonit – Lëngu i limonit përmban një sasi të madhe të vitaminave B dhe A. Ai pastron enët e gjakut dhe pjesë të tjera të brendshme të trupit. Limoni eliminon toksinat dhe ndihmon në pastrimin e lëkurës. Ndër të tjera, parandalon ftohjen dhe kuron artritin.

TË NGJAJSHME