Lëngu i qepës rrit flokët “si në ujë”!

Nëse dëshironi flokë të shpeshta dhe shkëlqyera, kemi reçetë të mirë për këtë! A e keni ditur se lëngu i qepëve të kuqe mundë të ndihmojë shumë në zvogëlimin e ramjes së flokëve, ndalimin e të thinjurit të flokëve dhe njëkohësisht përshpejton rritjen e flokëve dhe përmirëson cilësinë e tyre?

Shpejtësia e rritjes së flokëve definitivisht varet nga gjeni por për shkak të faktorëve të ndryshëm të jashtëm dhe të brëndshëm flokët tona nuk rriten me shpejtësinë e tyre maksimale.

Për këtë mundë të ndihmojnë disa preparate shtëpiake, reçetat e të cilëve barten nga gjenerata në gjeneratë.

Metoda me qepët e kuqe kryesisht është mjaft efektive, kurse e përdorin edhe persona të njohur Holivudian.

Në shumë studime të ndara është dëshmuar se qepët e kuqe pengon humbjen e flokëve në gati 87% të rasteve. Edhe vet do të befasoheni me pamjen e flokëve tuaja në afat prej një muaji.

Dermatologët thonë se nuk ka pasoja të dëmshme për lëkurën e kokës apo flokët.

Qepa e kuqe është e veçantë sepse është e pasur me sulfur i cili nxitë prodhimin e kolagenit i cili është mjaft i rëndësishëm për rritjen e flokëve.

Lëngu i qepëve është i mirë edhe për përmirësimin e qarkullimit në flokë.

Gjithashtu, zvogëlon pezmatimin eventual të lëkurës, sepse ka veti antibakteriale.

Lëngu i qepëve i bën flokët tuaja më të forta, hapë folikulat e flokëve dhe pengon infeksionet në flokë.

Ata që kanë përdorur këtë metodë thonë se paraqet rezultate menjëherë pas një muaji.

Reçeta për rritjen e flokëve me qepë të kuqe:

Pastroni dhe bluani dy, deri në katër qepë të kuqe dhe kulloni lëngun e tyre (ose i miksoni në blender dhe pastaj e kulloni lëngun apo më së miri – në lëngështrydhës).

Në këtë lëng shtoni 1 lugë mjaltë dhe përzieni.

Masazhoni kokën gjegjësisht flokët me këtë lëng dhe e lini të veprojë rreth 15 – 30 minuta. Aroma është e forte por ia vlenë mundin. Mundë ta mbani madje edhe një orë, nëse nuk nxitoni.

Pas këtij trajtimi, lani flokët si zakonisht.

Trajtimin duhet përdorur dy deri tri herë në muaj.

Provoni dhe vërtetohuni vetë!