Leopardi kërkon të pijë ujë, por i ngec koka në tenxhere

Kërkon pak ujë, tërhiqet nga një tenxhere metalike dhe i mbetet koka e futur brenda në të. Aventura e keqe, ka parë si protagonist një leopard të etur për ujë në fshatin e Udaipur në shtetin e Rajasthanit, në Indi.

Skena ka tërhequr shumë persona, të cilët me telefona celularë në duar, kanë bërë foto dhe kanë xhiruar video, pa ndërhyrë për shkak të frikës se kafsha mund të reagonte.

Leopardi, i frikësuar dhe i bezdisur, ka vazhduar të ecë për disa orë pa parë asgjë, para se të ndihmohej falë ndërhyrjes së disa funksionarëve të pyjeve. Pasi i është dhënë ushqim dhe ujë, është kthyer i lirë në pyll.

(Zhurnal)