Rtv Pendimi
Opinone Të ndryshme

LETËR E HAPUR

*Po e filloj me Bismilah,për t’a shkruar këtë reagim rreth disa linqimeve mediale,që dje tërë ditën ushtruan padrejtësisht një fushatë të ulët,me metoda tashmë të njohura siq janë fabrikimet,linqimet dhe montimet ,duke u munduar të njëllosin përsonalitetin dhe aktivitetin tim tashmë të njohur për mbarë shqiptarinë.

Wel Elhamdulilah. Vertet seriozisht e mendova si t’a filloj reagimin,por dorën në zemër nuk gjeta ndonjë fjali më të përshtatshme për këta deshakqinjë, që dje tërë ditën e gjatë më përgojuan pa asnjë të drejt,se sa aforizma e shokut tim,bacit Met: “Kur bahet me shkruar gjithkush,shkruhet gjithçka!”-Aforizma e Muhamed Azemi-Meti.

Fjalën e kam për shumicën e portaleve që pafije turpi e keqperdorën dhe e tjetërsuan fjalimin tim në hytben e xhumasë së kaluar me dt..20.07.’18, që ashiqare u munduan t’a shmangin vëmendjen e opinionit nga tendencat aktuale politike,për idet e copëtimit të vendit tonë,duke shpërqëndruar vëmendjen në një temë krejt tjetër,gjoja hoxha Fatmir Latifaj ka skandalizuar me ligjerimin e xhumasë së lartëcekur,por në realitet kjo nuk është asgjë tjetër përveqse, imagjinat inekzistente e disave për t’i ushqyer apetitet e “like-ve dhe share-ve” të këtyre rrjeteve sociale.

Desha t’i siguroj dhe t’i rikujtoj mbarë opinionin shqiptarë që s’ka fuqi e as kapacitet në tokë e as qiell,që vendimin e Zotit për pijet alkollike,t’a ndryshojë, apo thënë më mirë HARAMIN t’a bëj HALLALL dhe anasjelltas ! Kohëve të fundit në vendin tonë,e kanë mbërthyer aksidentet e komunikacionit,sa që, dje as eskorta e Presidentit nuk u kursye,që shpeshherë këto aksidente fatëkeqësisht po përfundojnë me fatalitete,si rrjedhojë e përdorimit të pijeve alkoolike e birrave dhe mjetet tjera narkotike…të cilat e turbullojnë mendjen dhe e dehin duke e humbur ndjeshmërinë e intelektit duke zbritur njeriun nga intelegjenca e tij në shkallën më të ultë se sa shtaza,athua vallë a ka kush që e mohon një realitet të dëshmuar nga përditshmëria,siq thotë populli: “Nuk dinë rakia çka është Kadia”! Për në fund,dëshirova me një porosi t’a përfundoj: prej asaj çka kam thënë nuk e ndjej vehten fajtorë,e as fyes e shum më pak nxitës,prandaj reagimit tim nuk dua në asnjë rrethanë t’i shtoj e as t’i mungoj,asnjë fjalë përveq t’i thërras mendjet e ndritura shqiptare që i thojnë bukës bukë e ujit ujë t’a degjojnë me vemendje hytben time të titulluar:”si t’i rezistojmë asimilimit” pangarkesa të ndikimeve që janë prezente sot në Kosovën tonë të dashurë. Me shumë dashamirësi vllau i juaj Mulla Fatmir Xhafer Latifaj Me dt..24.07.’18 E marte!

Të ngjajshme

O ALLAHU YNË!

Kushtrim Guraj

Besimtarët do ta shohin Zotin e tyre!

Kushtrim Guraj

Sot bëhen 21 vjet nga masakra e tmerrshme e Reçakut kur më 15 janar të vitit 1999 forcat kriminele serbe vranë 45 civilë shqiptarë

Kushtrim Guraj

A E KEMI SHIJUAR ËMBËLSINË E BESIMIT?

Kushtrim Guraj

Australia, Zjarri dhe hadithi i Profetit Muhamed para 1441 vitesh

Kushtrim Guraj

Lutja e Plakës – ja vlenë të lexohet !

Kushtrim Guraj

Shijoje këtë begati!

Kushtrim Guraj

PAMJE NGA XHAMIA E SULLTAN MURATIT

Kushtrim Guraj

Djali i hoxhë Fadil Musliu, Aid Musliu diplomoi në fakultetin e sheriatit në Medine

Kushtrim Guraj